Aktualitet

Begaj jep dorëheqjen si ushtarak/Balla:Besoj s’do jetë një betejë me Ilir Metën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 04/06/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar tha se ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët të japin dorëheqjen përpara se të emërohen dhe të zgjidhen.

Gjeneral Bajram Begaj tashmë që është kandidat për President Republike ka depozituar te ministri i mbrojtjes dhe të Kryeministri kërkesën për dorëheqje nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Por dekretimi i lirimit nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë duhet bërë nga Presidenti aktual, Ilir Meta. Lidhur me këtë çështje Balla tha se beson se nuk do të krijohet një betejë e radhës me Metën.

Më tej ai theksoi se “kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore për mënyrën e zgjidhjes së këtij ngërçi nëse larg qoftë na krijohet”.

“Ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të republikës dhe besoj së nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”, tha Balla.

Pas