Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.
Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.
Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.
Ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano u shua në moshën 98-vjeçare në Romë. Ai ishte Presidenti i 11-të i Republikës Italiane, detyrë që e mbajti nga maji 2006 deri në janar 2015 dhe i pari në historinë e vendit të tij që u zgjodh për një mandat të dytë.
Napolitano kishte një karrierë të gjatë politike duke shërbyer 2 herë si kryetar i Dhomës së deputetëve.