Aktualitet

Begaj dënon sulmin ndaj Berishës: Autoritetet të zbardhin dinamikat e ngjarjes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 06/12/22 |
Opi Nion

Presidenti Bajram Begaj, ka dënuar ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen./Opinion.al

Pas