Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama dekretoi emërimin e Adea Pirdenit në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Kujtojmë se Rama njoftoi pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social X, se i ka propozuar Presidentit krijimin e një ministrie të re të qeverisë, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Pirdeni, ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë.