Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Befason studimi,kanceri nuk shkaktohet nga cigarja,alkooli apo trashëgimia

2018/10/14 at 7:06 PM
në -Shëndeti, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Befason studimi,kanceri nuk shkaktohet nga cigarja,alkooli apo trashëgimia

“Pse mua, pse u sëmura me kancer kur duhanin s’e pi, kam bërë jetë të shëndetshme, praktikoj aktivitet fizik, nuk jam i shëndoshë dhe nuk kam as të afërm që kanë vuajtur nga kjo sëmundje?”


Përgjigja e kësaj pyetjeje jepet tashmë nga një studim i publikuar në “Science” e që mban firmën e Bert Vogelstein, onkolog me famë ndërkombëtare dhe Cristian Tomasetti, i diplomuar në Trieste, onkolog dhe ekspert i biostatistikës. Të dy punojnë pranë Universitetit “Johns Hopkins” të Baltimorës, Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat e studimit tregojnë se të paktën dy të tretat e mutacioneve të ADN-së që vihen re gjatë formave më të zakonshme të kancerit nuk vijnë për shkak të ndikimit të faktorëve ambientalë (si duhani për shembull) dhe as trashëgimisë, por për shkak të gabimeve në kopjimin e ADN-së që ndodh gjatë shumimit qelizor.

“Dihet që duhet të evitohen faktorët ambientalë, si duhani, për të reduktuar rrezikun e një tumori”, komenton Tomassetti. “Por nuk është aq e ditur që, sa herë që një qelizë shumëfishohet dhe kopjon ADN-në e saj, mund të bëhen gabime. Këto gabime janë një burim potencial i mutacioneve kancerogjene”.

Teoria që kanceri varet nga një farë “fati i keq” nuk është e re. Volgestein dhe Tomassetti publikuan në 2015-ën punën e tyre, ku pohonin se si pjesa më e madhe e tumoreve lidhej me mutacionet e ADN-së si pasojë e gabimeve që gjenerohen gjatë shumëfishimit qelizor.

Studimi në atë kohë u kritikua nga disa hulumtues, sepse autorët nuk kishin marrë në konsideratë disa prej tumoreve më të shpeshta, si ai i gjoksit, dhe për shkak sepse kërkimi rrezikonte të vinte në dyshim efikasitetin e parandalimit.

Por tani dy studiuesit amerikanë kanë bërë kërkime më të thella. Kanë marrë në konsideratë 32 lloje të ndryshme kanceri, kanë analizuar 423 regjistra të pacientëve me kancer në 68 vende dhe kanë përdorur një model të ri matematikor për të analizuar sekuencat e tyre gjenetike.

Ja çfarë zbuluan për shembull në rastet e kancerit të pankreasit:

Një parantezë: Që kanceri të zhvillohet duhet të ndodhin mutacione në dy gjene të caktuara, të konsideruara si “kritike”.

Në rastin e pankreasit, në 77 % të rasteve mutacionet vijnë për shkak të gabimeve në kopjimin e ADN-së, në 18 % të rasteve për shkak të faktorëve ambientalë, si duhani. Dhe në 5 % për shkak të trashëgimisë.

Në lloje të tjera, si ai i prostatës, i trurit dhe i kockës më shumë se 90 % e mutacioneve vijnë për shkak të gabimeve të kopjimit të ADN-së.

Ndërsa tumori në mushkri ka një panoramë ndryshe: 65% e të gjitha mutacioneve i atribuohen faktorëve ambientalë (kryesisht duhani) dhe 35% gabimeve në kopjimin e ADN-së.

Si përfundim, duke parë 32 tipe tumoresh, hulumtuesit vlerësojnë se 66% e mutacioneve të vëzhguara vijnë nga gabimet në kopjimin e ADN-së, 29 % për shkak të stilit të jetës dhe ambientit dhe mbetet 5% për shkak të trashëgimisë.

Ky studim shpjegon, pse disa tumore janë më të shpeshta në organe ku shumimi qelizor është më aktiv, si zorrët për shembull ndryshe nga truri ku qelizat praktikisht nuk riprodhohen. Gjithashtu shpjegon se përse shpeshtësia e tumoreve lidhet me moshën.

Është e vërtetë që me kalimin e viteve rritet ekspozimi eventual ndaj faktorëve ambientalë kancerogjenë, por është gjithashtu e vërtetë që me moshën qelizat e organizmit vazhdojnë të shumëfishohen dhe kështu hasin mundësi gabimi në kopjimin e ADN-së.

Cilat janë pasojat e këtij studimi përsa i përket parandalimit? Pika e parë është se pavarësisht të gjithave: mos harroni parandalimin primar, pra eliminoni të gjithë faktorët ambientalë që mund të favorizojnë kancerin.

Dhe duke qenë se rezulton se kanceri është “çështje fati”, atëherë lind nevoja e diagnostikimit të hershëm. Duke qenë se nuk mund të parashikohen mutacionet e ADN-së (të paktën momentalisht) është e rëndësishme t’i nënshtroheni të gjithave testeve që janë në gjendje të zbulojnë disa lloje tumori.

Etiketa: cigarjakanceriStudimitrashegimia


Ju sugjerojmë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Para
Luana Vjollca na njeh me motrën e saj të preferuar, dhe nuk është Marina

Luana Vjollca na njeh me motrën e saj të preferuar, dhe nuk është Marina

Pas Adelina Ismailit, një tjetër këngëtare shqiptare mbështet grupin LGBT

Pas Adelina Ismailit, një tjetër këngëtare shqiptare mbështet grupin LGBT

Gjobë biznesmenit/ Kush është Lavdrim Tufa, që vrau “Mirin e Xhikës”

Dosja/ Si i vendosi gjobë Lavdrim Tufa biznesmenit të fasoneve
















TE FUNDIT

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
16 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen...

Lexo më shumë

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
16 Dhjetor, 2025

Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Belinda Ballukun, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit. Disa javë më parë Balluku është...

Lexo më shumë

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
16 Dhjetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur këtë të martë tre dekrete në lidhje me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura....

Lexo më shumë

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
16 Dhjetor, 2025

Kreu demokrat sali berisha e cilësoi fals operacionin e sotëm të prokurorisë së posaçme për akshi-n, në një kohë kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com