Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bebja duhet të flejë deri në 20 orë gjumë”, pediatrja ndan këshilla për foshnjat

2021/11/11 at 6:48 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bebja duhet të flejë deri në 20 orë gjumë”, pediatrja ndan këshilla për foshnjat

Pritja e ëmbël e një fëmije është një nga periudhat më të bukura në jetën e një femre, një fazë ku përgatiten për t’u bërë nëna dhe ndërkohë lidhen me krijesën brenda tyre.

Ndoshta është edhe një periudhë disi më e heshtur krahasuar me atë çka vjen më pas, ardhjen e bebes në jetë. Krejt papritur gjendesh në një vend ku gjithçka nis nga zero dhe duhet të përshtatesh, madje as librat nuk bëjnë më punë.

Kjo është edhe tema e ditës në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gjumi i foshnjave, i cili ka dy situata.

Një nga vështirësitë e para për nënat e reja është vendosja e bebes në gjumë apo zgjimi i tyre gjatë natës. Apo e kundërta, një bebe mund të flejë shumë gjumë dhe mund të shqetësohen.

Ndaj, për të shpjeguar më mirë ciklin e gjumit të një bebeje, në ndihmë të nënave erdhi pediatrja Pasionare Rino, në një lidhje “Skype”.

Rudina Magjistari: Sa i rëndësishëm është gjumi te bebet? Çfrarë duhet të kemi parasysh që ato të flenë sa më mirë? A ka raste kur nuk ndiqet protokolli dhe këshillat e duhura të mjekëve që bebja të mos flejë mjaftueshëm? Në cilat situata ndodh kjo?

Pasionare Rino: Sigurisht që është pyetje interesante, i ndoqa edhe bisedat e vajzave, folën shumë bukur, kanë informacion për gjumin, i cili është një nga eventet më të rëndësishme të njeriut. Në qoftë se një i rritur gjysmën e ditës e kalon në gjumë, fëmija, nga mosha më e vogël e më tej, kalon një pjesë të madhe të jetës në gjumë. Gjumi është një event i pazëvendësueshëm, i cili është i domosdoshëm te fëmijët e të rriturit. Periudha që përshkruan vajzat, periudha e fëmijërisë së hershme, është periudha që shqetësohen më shumë nënat për gjumin. Lindja e fëmijës është një gjë shumë e bukur dhe pritet me shumë dashuri, por mëmësia, prindërimi është shumë i vështirë, i lodhshëm dhe ajo që i shqetëson më shumë nënat janë qarjet e fëmijëve. Qarja është një gjë normale te fëmijët sepse njeh botën, qan sepse s’ka ç’bën tjetër, ushqehet, qan dhe fle, por ama me të qarën komunikon me njerëzit. I them shpesh nënave dhe kam shpesh të tilla që vijnë ankohen për problemin e gjumit dhe qarjen, i them gjithmonë: “Merreni me qetësi qarjen, ajo që duhet të bëni është të rregulloni gjumin e fëmijës në mënyrë që të flini edhe vetë”. Nëna nëse nuk fle vetë, nuk i shërben dot fëmijës, për më tepër që tani jeta është bërë e vështirë, nëna do të punojë.

Rudina Magjistari: Sa duhet të flejë një bebe e vogël në muajt e parë të jetës?

Pasionare Rino: Zakonisht në periudhën e parë, 1-2 muajsh, duhet të flejë, 17-18, edhe 20 orë. Pastaj duke u rritur, 3-4 muajsh, 17-18 orë, pastaj 5-6 muajsh 16 orë, pastaj duke u rritur mosha, ulen orët e gjumit të fëmijës. Fëmija i vogël fle ditë-natë, nuk e kontrollon kur është ditë, natë dhe fle me çrregullsi pastaj fillon e njeh diferencën e ditës dhe të natës./ Tv Klan

Etiketa: bebetgjumi

Ju sugjerojmë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
Bota

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

4 Janar, 2026 9:34 pm
Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Aktualitet

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

4 Janar, 2026 8:30 pm
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

4 Janar, 2026 7:02 pm
Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?
Bota

Arrestoi Maduron, çfarë është Delta Force?

4 Janar, 2026 6:39 pm
Auto-Skicë
Bota

Rubio: SHBA nuk ka nevojë për naftën e Venezuelës

4 Janar, 2026 6:04 pm
Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës
Bota

Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e naftës

4 Janar, 2026 3:57 pm
Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Bota

Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma

4 Janar, 2026 3:48 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…

4 Janar, 2026 3:34 pm
Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore
Kryesore

Dy emrat që propozon Lapaj për qeverinë tranzitore

4 Janar, 2026 2:39 pm
Para
Arrestohet ish-zyrtari, favorizoi një të burgosur

Arrestohet ish-zyrtari, favorizoi një të burgosur

Studimi/ Gjuha e urrejtjes në Shqipëri, e përhapur masivisht

Studimi/ Gjuha e urrejtjes në Shqipëri, e përhapur masivisht

Balluku: Nga “Pallati me Shigjeta” te “Brryli” sot shkoni për 12 minuta

"Reformë në ujësjellës", Balluku: Nuk tolerohen humbjet dhe keqmenaxhimi

TE FUNDIT

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
4 Janar, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka komentuar arrestimin e Presidentit të Venezuelës, duke thënë se Amerika nuk do të lejojë...

Lexo më shumë

Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”
4 Janar, 2026

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën....

Lexo më shumë

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
4 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet...

Lexo më shumë

Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
4 Janar, 2026

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com