Bota

Bebet “e karantinës” që nuk ekzistojnë zyrtarisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:09 - 11/07/20 |
el ida

Pandemia shkaktoi shumë ndryshime në jetën e njerëzve por krejt e pazakontë është historia dhe për këto foshnje. Shumë nga bebet e linda gjatë pandemisë nuk janë regjistruar në gjendje civile.

Emma Pratt nga Skocia tregon se vajza e saj e vogël Skye, lindi një javë përpara se në Britaninë e Madhe të vendosej karantina për shkak të pandemisë. Ajo tashmë është 4 muajsh, por ende nuk është regjistruar.

“Është një ndjenjë shumë e çuditshme kur e di që teknikisht ajo nuk ekziston ende”, shprehet nëna e re.

Normalisht bebet në Britani duhet të regjistrohen në këshillin lokal brenda 42 ditësh pas lindjes, por me pandeminë e koronavirusit shumë prej këtyre institucioneve e pezulluan punën. Ato tashmë po përballen me një fluks prindërish që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre./Opinion.al

Pas