Ndonëse këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka lindur në Amerikë ajo e flet shumë mirë gjuhën shqipe. Këtë fakt Bebe e ka treguar sërish dhe këtë herë në studion e make-up artistit, gjithashtu me origjinë shqiptare Mario Dedivanoviç.
Ndërkohë që ka qenë duke u grimuar Bebe ka kënduar një këngë popullore shqiptare “Hajde halla e madhe”.
Të dy personazhet e njohur shqiptar nisën të këndonin këtë këngë duke realizuar një duet në studion e grimierit./Opinion.al/