InstaBIZ

Bebe Rexha bashkëpunim me yllin e muzikës?


               Publikuar në : 10:49 - 14/10/19 |
xhu lia

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është në një moment mjaft të mirë të karrierës së saj.

Kohët e fundit  ajo ka kënduar kolonën zanore të filmit “Maleficent:Mistress of Evil” , ‘You Can’t Stop The Girl’ ndërkohë që ka marrë një propozim që e ka e emocionuar pa masë.

Këngëtarja ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet këngëtarja e famshme e muzikës kantri Dolly Parton e cila thotë:

“Përshëndetje Bebe! Unë jam një fanse e madhe e jotja, dhe do të doja të bënim diçka të dyja bashkë një ditë, sepse dikush më ka treguar se dhe ti ke shumë dëshirë. Kështu që le të ndodhë,”-përfundon këngëtarja.

Shumë e emocionuar Bebe ka shkruar krahas videos: “Po vdes! Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni pak. Nuk e besoj që ajo më ka ndërguar diçka të tillë. Ndoshta një bashkëpunim?,”-ka thënë këngëtarja shqiptare.

Mesa duket një bashkëpunim shumë interesant muzikor pritet të vijë së shpejti./Opinion.al/

 

 

Pas