Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po përgatitet për albumin e saj më të ri.
Pas këngës “Last Hurrah”, Bebe është shprehur në Twitter se i ka gati 12 këngë të reja.
Gjithashtu ajo u theksoi se ky album do të ishte i frymëzuar nga kënga e njohur e Britney Spears, “Toxic”. Sipas saj albumi do të jetë një ‘himn kërcimi’ dhe ajo ndihej shumë entuziaste për këtë projekt të ri./Opinion.al/