Imitimi që Beatrix i bëri Noizy-t në “YFSF” mbrëmjen e së hënës ishte një nga momentet më interesante të spektaklit.
Këngëtarja arriti ta sillte aq mirë figurën dhe interpretimin e reperit në skenë saqë me siguri edhe vetë Noizy është surprizuar. Megjithatë jo të gjithë e kapën detajin kur Alketa kërkoi nga regjia ta vinin edhe njëherë në sfond një nga këngët e reperit që ka në bashkëpunim me Encën, “Bow Down”. Ndërkohë që Alketa po kërcente, në momentin kur po këndonte Enca, Beatrix bën gjest me dorë duke e injoruar këngëtaren. Dihet tashmë që marrëdhënia e tyre miqësore e dikurshme është prishur dhe vajzat nga mike janë bërë rivale. (min 11:36) \intv.al\
Për më shumë ndiqeni injorimin e saj për Encën në videon e mëposhtme…