Aktualitet

BE vlerëson me çmimin e parë për gazetarinë investigative, Klodiana Lalën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 21/10/20 |
Al Do

Gazetarja, Klodiana Lala është vlerësuar nga Bashkimi Europian me çmimin e parë për gazetarinë investigative në Shqipëri për vitin 2019.

Shkrimi i saj “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave” u cilësua me ndikim në shoqërinë shqiptare pasi sipas jurisë hedh dritë në një fenomen të pranishëm në vendin tonë por të pa verifikuar plotësisht.

Çmimin e parë juria ja ka dhënë Klodiana Lalës për “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”. Ky çmim i jepet gazetares për një investigim të kujdesshëm,verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare por që rrallë është verifikuar tërësisht. Puna e guximshme e Klodianës dhe verifikimi i burimeve e bëjnë këtë artikull të besueshëm dhe me ndikim në shoqërinë shqiptare.”, u shpreh Albana Kasapi, kryetarja e jurisë e cila punon për BBC.

Gazetarja Klodiana Lala e cilëson një motovim marrjen e këtij çmimi për të cilin thotë se nuk do të ndalet së kryeri investigime të tjera.

Besoj që ne si gazetarë kemi detyrën të jemi cdo ditë në kërkim të fakteve, provave dhe të ngjarjeve të cilat institucionet përpiqen t’i fshehin. Unë kam bërë minimumin e asaj që do duhet të bëja dhe ky çmim më motivon për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.”, u shpreh Lala.

Shkrimi i gazetares Lala i referohet përgjimeve të dosjes “399”, e cila ka si objekt hetimi blerjen e votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër. Një pjesë e këtyre përgjimeve u publikuan vitin e kaluar nga gazeta gjermane “Bild” ndërsa në Shqipëri ende nuk ka persona të dënuar lidhur me krimet elektorale./Opinion.al

Pas