Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE udhëhiqet nga interesa lokal/Rama-Serbisë:Vijnë vërdallë me helikopterë

2021/09/27 at 6:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në OKB: Kosova e pavarur është realitet që vazhdon prej 13 vjetësh

Kryeministri Edi Rama nga Kosova ka shprehur pakënaqësitë ndaj Bashkimit Europian sa i përket heqjes së vizave të Kosovës dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.


Gjatë fjalës së tij me studentët e Universitetit të Prishtinës, Rama është shprehur se Shqipëria duhet t’i kishte filluar negociatat me BE dhe se ne jemi peng i tyre.

Gjithashtu Rama u shpreh se Procesi i Berlinit është shumë i avashtë.

“Edhe Shqipëria duhet të kishte filluar negociatat se e kanë marrë vendimin dhe nuk fillon. Tani na ka dalë historia që Bullgaria do të Maqedonia të pranojë që në të shkuarën kanë qenë bullgarë. Këto janë gjëra që ne nuk i kemi në dorë. Ata nuk na mbajnë peng se janë kundër nesh, por sepse kanë arsye të politikës së brendshme. BE është themeluar nga burra me ideale, sot BE udhëhiqet nga interesa lokale dhe sondazhet. Për ne s’ka rrugë tjetër. Ne do ta bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën me standarde të BE-së bazuar në ato parime që mishëron BE. Kjo është ajo që duhet t’ju kalojmë brezave të tjerë. Se kur na fusin ata kjo nuk varet nga ne. Nga ne varet që të bëjmë maksimumin që të zgjerohemi këtu. BE nuk vjen këtu e të na thotë mos i hiqni kufijtë. BE ka nisur një proces, Procesi i Berlinit. Por cili është problemi i tij? Kanë kaluar 7-8 vjet dhe nuk kemi parë ndonjë gjë. Procesi është shumë i avashtë dhe varet nga mbledhjet që organizojnë ata. Ne duhet të bëjmë një gjë shumë të thjeshtë. Dokumentacioni i transportit të mos jetë i disafishtë. Të mjaftojë dosja e dokumentave të Shqipëri. Kjo do të thotë rritje e punësimit, e të ardhurave. Ka një të dhënë që është katastrofë që orët e pritjeve në kufijtë e Ballkanit gjatë 1 viti janë 1100 vjet. Këto janë kohë e humbur”- tha Rama.

Gjithashtu në fjalën e tij Rama ka thënë se luftën e ka fituar Kosova dhe se ata (serbët) vijnë vërdallë me helikopterë dhe avionë. Ai tha se fitorja nuk merret me tanke por në tavolinë me politikë.

“Patjetër Serbia fiton, por fitojmë edhe ne, fitojmë të gjithë. Pse ta privojmë vetën nga kjo? Disa thonë që kjo e nënçmon dhe e çon të plan të dytë çështjen strategjike të Kosovës. Unë mendoj që në një atmosferë ku një pjesë e shoqërisë bën turizëm, tregti, ekonomi tensioni është shumë më i ulët. Fqinjët nuk i zgjedhim, vëllain dhe fqinjët nuk i zgjedhim. U bënë kaq vite. Ju keni lindur në kohën e luftës. Edhe sa kohë do të presim ne? Luftën e ka fituar Kosova. Ata vijnë vërdallë me aviona dhe helikopterë, nuk e di se çfarë bëjnë atje. Nga fitimtar të sillesh si i mundur?! Lufta tani bëhet në tavolinë. Kush është i zoti ta marrë me politikë. Nuk merret me helikopterë dhe tanke”- tha Rama./Opinion.al

Etiketa: ramaserbi


Ju sugjerojmë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
Kronikë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

29 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:34 am
“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Para
Sulm në New York, 30-vjeçari qëllon me armë zjarri 5 persona

Sulm në New York, 30-vjeçari qëllon me armë zjarri 5 persona

Osmani: Burimi i destabilizimit të rajon është Rusia

Osmani: Burimi i destabilizimit të rajon është Rusia

Vrasja e mësueses në Angli, policia arreston 36-vjeçarin shqiptar

Vrasja e mësueses në Angli, policia arreston 36-vjeçarin shqiptar
















TE FUNDIT

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
29 Janar, 2026

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 29 janar 2026

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
29 Janar, 2026

Për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, 29 janar 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
29 Janar, 2026

DASHI Yjet flasin për fillime të reja. Marsi ju bën impulsivë, të vendosur dhe ndonjëherë të paduruar. Për sa i...

Lexo më shumë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com