Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE thirrje Kinës: Mos ndihmo Rusinë për shmangien e sanksioneve

2022/04/01 at 7:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE thirrje Kinës: Mos ndihmo Rusinë për shmangien e sanksioneve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Kinës të premten që të ndihmojë në përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës dhe të paktën të mos bëjë asgjë që mund ta ndihmojë Moskën të shmangë sanksionet ekonomike.


“Ne e kemi bërë të qartë se Kina nuk duhet të ndërhyjë në sanksionet tona”, tha Von der Leyen në një konferencë për media pas një samiti virtual me presidentin kinez Xi Jinping, të premten, më 1 prill, njoftoi Reuters.

Pas takimit të parë në samitit BE-Kinë, më 30 dhjetor të vitit 2020, Von der Leyen ka thënë se Pekini duhet të mbrojë rendin ndërkombëtar, i cili e ka bërë Kinën ekonominë e dytë më të madhe në botë. Perëndimi thotë se pushtimi rus i Ukrainës është shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

“Ky është një moment vendimtar, sepse asgjë nuk do të jetë si para luftës. Tani çështja është të marrim një pozicion shumë të qartë për të mbështetur dhe mbrojtur një rend të bazuar në rregulla”, shtoi ajo.

“Ne i bëmë thirrje Kinës që të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë. Kina nuk mund të mbyllë sytë ndaj shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Rusia”,tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë shtypi me Von der Leyen.

Kina po krijon lidhje më të ngushta energjetike, tregtare dhe sigurie me Moskën, duke e pozicionuar veten si një fuqi globale që mund të kundërshtojë Shtetet e Bashkuara, thekson Reuters.

Kryeministri kinez Li Keqiang u tha udhëheqësve të BE-së të premten se Pekini “në mënyrën e vet” do të mbrojë paqen në Ukrainë, pasi Brukseli kërkoi garanci se Kina nuk do ta furnizonte Rusinë me armë ose nuk do ta ndihmonte atë të shmangte sanksionet perëndimore.

Li foli për gati dy orë me presidentët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, përmes video-lidhjes në samitin e parë BE-Kinë në dy vjetët e fundit.

Li u tha udhëheqësve të BE-së se Kina “ka kërkuar gjithmonë paqen dhe ka promovuar negociatat” dhe është e gatshme të vazhdojë të luajë rol konstruktiv me komunitetin ndërkombëtar, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV, sipas Reuters-it.

Zyrtarët e BE-së, të afërt me përgatitjen e samitin, i thanë Reuters-it se çdo ndihmë për Rusinë do të dëmtonte reputacionin ndërkombëtar të Kinës dhe do të rrezikonte marrëdhëniet me partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë – Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar i BE-së tha të premten se qëndrimi i Kinës ndaj Rusisë ishte një “pyetje një milion dollarësh”. Një tjetër vuri në dukje se më shumë se një e katërta e tregtisë globale të Kinës vitin e kaluar ishte me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, krahasuar me vetëm 2.4 për qind me Rusinë.

Vetë Kina është e shqetësuar se vendet evropiane po ndjekin politika të jashtme më të ashpra se Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje BE-së të “përjashtojë ndërhyrjen e jashtme” nga marrëdhëniet e saj me Kinën.

Presidenti kinez Xi Jinping, i cili mori pjesë në një takim të veçantë virtual me dy liderë të BE-së, të premten, tha se shpresonte se Bashkimi Evropian do të ishte në gjendje të “formojë në mënyrë të pavarur vizionin e tij për Kinën”, ka raportuar televizioni shtetëror CCTV, transmeton Reuters.

Marrëdhëniet ishin të tensionuara edhe para luftës në Ukrainë.

Në vitin 2019, BE-ja kaloi papritur nga gjuha e butë diplomatike në gjuhën me të cilën e quajti Kinën rivale sistemike, por që Kinën e sheh si një partnere të mundshëm në luftën kundër ndryshimit të klimës ose pandemisë.

Brukseli dhe Pekini kanë nënshkruar një marrëveshje investimi në fund të vitit 2020, e menduar për të adresuar disa nga shqetësimet e BE-së për qasjen reciproke në treg.

Megjithatë, ajo tani është pezulluar pasi sanksionet e Brukselit kundër zyrtarëve kinezë për abuzime të dyshuara të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang-ut e shtynë Pekinin të përpilonte “listën e zezë” të individëve dhe subjekteve të BE-së.

Kina gjithashtu ka pezulluar importet nga Lituania pasi vendi baltik i udhëhequr nga BE-ja, lejoi Tajvanin të hapte një ambasadë “de facto” në kryeqytetin lituan, duke zemëruar Pekinin, i cili e konsideron këtë ishull, që ka pushtet demokratik, si territor të vetin./ REL



Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
Shorti i Botërorit/ Shaqiri e Xhaka kundër Brazilit dhe Serbisë

Shorti i Botërorit/ Shaqiri e Xhaka kundër Brazilit dhe Serbisë

Shorti për grupet në “Katar 2022”, si ndahen kombëtaret

Shorti për grupet në “Katar 2022”, si ndahen kombëtaret

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit
















TE FUNDIT

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
6 Nëntor, 2025

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer për herë të parë se si vrau vëllain e tij më të vogël pothuajse...

Lexo më shumë

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
6 Nëntor, 2025

Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com