Bota

BE të paguajë një pjesë të pagave të punëtorëve, KE propozon skemën e re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 01/04/20 |
Al Do

Komisioni Evropian ka propozuar një skemë lehtësuese për ata që po punojnë me orar të shkurtuar për të shmangur ndërprerjet masive në të gjithë bllokun gjatë pandemisë së koronavirusit.

Skema, e cila është modeluar në programin Kurzabeit të Gjermanisë, u njoftua nga Presidentjae Komisionit Ursula von der Leyen në një video-mesazh.

Ajo nuk konfirmoi se si do të financohej kjo skemë, por tha se do të garantohet nga të 27 vendet e BE.

Kompanitë u paguajnë pagat punonjësve të tyre, edhe nëse, tani, ata nuk prodhojnë para. Europa tani vjen në mbështetjen e tyre, me një iniciativë të re. Ajo ka për qëllim të ndihmojë Italinë, Spanjën dhe të gjitha vendet e tjera që janë goditur rëndë. Ne do ta bëjë këtë falë solidaritetit të vendeve të tjera anëtare,” tha ajo.

Sipas skemës gjermane, qeveria paguan një pjesë të pagave të një punëtori kur kompanitë i ulin orët e tyre të punës për t’i parandaluar ata të humbnin punën e tyre.

Më shumë detaje të kësaj skeme do të bëhen të ditura të enjten, tha Komisioni. /Opinion.al

Pas