Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Serbia me hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës    

2024/12/06 at 2:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Serbia me hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës    

Bashkimi Evropian do të përsërisë thirrjen për Serbinë që “urgjentisht” të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës gjatë vitit 2023 dhe të bashkëpunojë plotësisht rreth këtyre rasteve. Kjo thirrje pritet të jetë pjesë e konkluzioneve për zgjerim, që flet për Serbinë, e që priten të miratohen më vonë gjatë këtij muaji në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të BE-së. Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtyre konkluzioneve, në të cilat po ashtu i bëhet thirrje Serbisë që të përmbahet nga retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm dhe provokues. 

“Këshilli përsërit dënimin e fuqishëm të akteve të dhunës nga protestuesit serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, trupave të [misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë] KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave më 29 maj 2023 dhe sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës. Nuk ka arsyetim për dhunë”, thuhet në draftin e konkluzioneve që u është shpërndarë vendeve anëtare të BE-së. 

“Këshilli përsërit thirrjet që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë hapat e domosdoshëm që të sillen urgjentisht para drejtësisë kryesit e sulmeve të vitit 2023. Këshilli nënvizon nevojën për llogaridhënie të plotë dhe shpreh keqardhje të thellë që Serbia ka ndërmarrë hapa të pamjaftueshëm në këtë drejtim”, thuhet në dokumentin që ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë. 

Në maj të vitit 2023, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, serbët lokalë kundërshtuan nisjen e detyrës së kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët dolën nga zgjedhjet e prillit të po atij viti, që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe. 

Protestat kulmuan më 29 Maj në Zveçan, kur protestuesit u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it dhe si pasojë e përleshjeve mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët. Ndërkaq, më 24 Shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. 

Kosova fajëson për këtë sulm Serbinë, e cila mohon përfshirjen. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit. Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe dhjetëra personave të tjerë dhe kërkon që Serbia ta ekstradojë në Kosovë. 

Në konkluzionet po ashtu përmendet edhe dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Aty përsëritet thirrja për Serbinë që të respektojë të gjitha obligimet e dialogut dhe që pa vonesa të angazhohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve. 

Kjo marrëveshje u arrit vitin e kaluar. Palët nuk e nënshkruan atë për shkak të kundërshtimit të Serbisë. Por, BE-ja thotë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, marrëveshja është e obligueshme për palët dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia ende s’kanë nisur zbatimin e saj. 

Në konkluzione, BE-ja ia rikujton Serbisë se obligimet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje me Kosovën janë bërë pjesë formale e procesit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE. Ndërkaq, Presidenca hungareze e BE-së dhe Komisioni Evropian janë duke vazhduar përpjekjet për të siguruar pajtimin e të gjitha vendeve anëtare që me Serbinë të hapet për negociata grup-kapitulli 3. 

Nga Dhjetori i vitit 2021. Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian. Por, një numër i konsiderueshëm i shteteve anëtare as kësaj here nuk kanë dhënë pëlqim për hapjen e kapitujve me Serbinë. Si arsyetim për mosdhënien e pëlqimit për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë diplomatët evropianë kanë përmendur mungesën e përparimin në fushën e sundimit të ligjit, në normalizimin e raporteve me Kosovën dhe refuzimin e Beogradit që të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, për shkak të luftës kundër Ukrainës./REL 

Ju sugjerojmë

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

4 Korrik, 2025 9:41 am
EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
Sport

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

4 Korrik, 2025 9:26 am
13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
Sport

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

4 Korrik, 2025 9:19 am
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
Bota

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

4 Korrik, 2025 9:08 am
U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

4 Korrik, 2025 8:55 am
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Bota

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025 8:39 am
Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

4 Korrik, 2025 8:34 am
Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
Bota

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

4 Korrik, 2025 8:29 am
Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit
Aktualitet

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit

4 Korrik, 2025 8:21 am
Para
Pas akuzave për ndërhyrje ruse, Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani 

Pas akuzave për ndërhyrje ruse, Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani 

Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe të Tiranës: Vijon puna me tre turne! Gati në afatin e premtuar 

Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe të Tiranës: Vijon puna me tre turne! Gati në afatin e premtuar 

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton  

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton  

TE FUNDIT

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të. Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në...

Lexo më shumë

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
4 Korrik, 2025

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste për popullin amerikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj...

Lexo më shumë

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
4 Korrik, 2025

Në Kampionatin Europian të futbollit për femra, që zhvillohet në Zvicër organizatorët kanë një fokus të veçantë për të drejtat...

Lexo më shumë

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
4 Korrik, 2025

Amanda Dedej, një vajzë vetëm 13 vjeçe nga Lushnja, ka arritur të ngjitet në majat e sportit ndërkombëtar, duke u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com