Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Rusia po përpiqet të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore

2021/05/13 at 9:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Rusia po përpiqet të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kërkuan që blloku t’i përgjigjet më fuqishëm agresionit rus ndaj Ukrainës, duke paralajmëruar se qëllimi përfundimtar i Moskës është të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore.

Paralajmërimi vjen në një raport të shkruar nga zyra diplomatike e BE-së, që u shpërnda në fillim të kësaj jave midis vendeve anëtare të BE-së dhe u rishikua nga Radio Evropa e Lirë.

Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë mbështet separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Konflikti në këtë zonë ka lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur mbi një milion.

Së voni, Rusia po ashtu ka vendosur mbi 100,000 trupa dhe armatim të rëndë në rajonet kufitare me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar dhe fituar mbështetjen e Perëndimit përballë kërcënimeve ruse dhe Moska përfundimisht i ka tërhequr disa nga forcat e saj.

Dokumenti i BE-së, i parë nga REL dhe i quajtur “Dokumenti i opsioneve: Veprimet e BE-së për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të mëtejshëm potencial”, rekomandon një seri hapash që blloku mund t’i ndërmarrë, përfshirë ndihmën për Ukrainën, për të ulur varësinë e saj energjetike nga Rusia, dhe mbështetjen për përpjekjet e Kievit “për të trajtuar kërcënimet hibride, përfshirë luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe dezinformimin”.

Dokumenti u lëshua nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm.

Ai po ashtu paralajmëron se Moska po përpiqet të përvetësojë zona të Ukrainës lindore, që janë pjesë e rajonit të Donbasit, duke organizuar zgjedhje të paligjshme dhe duke lëshuar pasaporta për vendasit.

Dokumenti bën thirrje për të ndihmuar Ukrainën edhe në përpjekjet e saj për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit, në mënyrë që të shmanget dobësimi i mëtejshëm i vendit nga kriza e zgjatur shëndetësore dhe socio-ekonomike.

Dokumenti pritet të zyrtarizohet nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm në javët e ardhshme./ REL

Etiketa: berusiukraine

Ju sugjerojmë

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
Kryesore

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

2 Korrik, 2025 7:56 pm
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

2 Korrik, 2025 7:43 pm
Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur
Rajoni

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur

2 Korrik, 2025 7:29 pm
Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë
Sport

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë

2 Korrik, 2025 7:17 pm
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?
Bota

Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

2 Korrik, 2025 6:47 pm
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin

2 Korrik, 2025 6:39 pm
Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
Bota

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

2 Korrik, 2025 6:22 pm
Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
Aktualitet

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

2 Korrik, 2025 6:06 pm
Para
Nuk respektoi masat anti-COVID, Lukaku fut Interin në telashe

Nuk respektoi masat anti-COVID, Lukaku fut Interin në telashe

Zheji: Alienët sollën doktrinën fetare në tokë, kryqëzuan rracën me ne

Zheji: Alienët sollën doktrinën fetare në tokë, kryqëzuan rracën me ne

Lëvizje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit

Lëvizje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit

TE FUNDIT

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik, 2025

Komisioni Evropian propozoi që deri në vitin 2040, vendet e Bashkimit Evropian të zvogëlojnë ndotjen nga gazrat serrë për 90%,...

Lexo më shumë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
2 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën përmbyllëse pas dialogut “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, të zhvilluar mes fermerëve dhe sipërmarrësve në...

Lexo më shumë

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
2 Korrik, 2025

Në përmbyllje të ditës së parë të dialogut për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural', kryeministri Rama u ndal ndër të tjera edhe...

Lexo më shumë

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
2 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me fermerët dhe sipërmarrësit në përmbyllje të Ditës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com