Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Roli i Ekipit Menaxhues për Asociacionin përfundon kur të miratohet statuti

2023/05/04 at 3:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Roli i Ekipit Menaxhues për Asociacionin përfundon kur të miratohet statuti

Roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet, prandaj, sipas Bashkimit Evropian, vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me marrëveshjen.


Kështu ka thënë të enjten në një konferencë për shtyp në Bruksel zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, duke u përgjigjur në disa pyetje lidhur me rolin e Ekipit Menaxhues.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, më 3 maj ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues.

Ekipi në fjalë, i përbërë nga katër serbë nga Kosova, mori pjesë në takimin e fundit të dialogut në nivel të lartë, ku edhe paraqiti draftin e parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, propozim i cili menjëherë u hodh poshtë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për më tepër, Kurti tha se koordinatorja e këtij ekipi, Danijella Vujiçiq, “është në konflikt interesi”, sepse ajo ka dhënë betimin si deputete në Kuvendin e Republikës së Serbisë.

I pyetur se pjesë e cilit delegacion ishte Ekipi Menaxhues në takimin e fundit, Stano tha se ai ekip mori pjesë “si delegacion më vete” dhe se “ishin ftuar të vijnë dhe t’i bashkohen takimit për një pikë të rendit të ditës”.

“Ata nuk ishin pjesë e asnjërit delegacion, as të Serbisë e as të Kosovës”, deklaroi Stano.

Zëdhënësi i BE-së tha se përbërja e këtij ekipi “është në përputhje me marrëveshjen e dialogut”.

“Palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova”, sqaroi Stano.

Sipas BE-së, tha Stano, “marrëveshjet e dialogut qartë thonë se ekipet menaxhuese duhet të ekzistojnë derisa të miratohet statuti i Asociacionit”.

“Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi Stano.

Pati edhe disa pyetje të gazetarëve rreth asaj se deri kur mund të vazhdohet në këtë mënyrë dialogu, me refuzime të njëpasnjëshme të palëve.

“Jeta është e vështirë, e dialogu është edhe më i vështirë”, u përgjigj zëdhënësi i BE-së duke përsëritur se arritja e marrëveshjes është e domosdoshme që palët të ecin para në procesin e integrimit evropian dhe se, në rast të dështimit, do të ketë pasoja, përfshirë edhe ato financiare.

Në pyetjen se a mund të thuhet se ekziston marrëveshja në tërësi, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se ai “ia ka bërë të qartë BE-së se nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes”, Stano ritheksoi se “Marrëveshja ekziston“ dhe se “përfaqësuesi i lartë, Joseph Borrell, e ka bërë të qartë se “Deklarata e lëshuar nga BE-ja, është parë dhe është pranuar edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe nga kjo buron edhe obligimi i palëve për ta zbatuar”.

Ky zëdhënës i Bashkimit Evropian përmendi edhe Deklaratën për të Zhdukurit si dëshmi të progresit në dialog dhe shprehu bindjen e Bashkimit Evropian se palët do të punojnë për ta zbatuar këtë marrëveshje dhe për të zbuluar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit në vitin 2013, ndërsa për parimet e tij janë dakorduar në vitin 2015.

Në vitin 2016, Ministria e atëhershme e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë ka emëruar Ekipin Menaxhues për hartimin e draft-statutit.

Por, marrëveshja për Asociacion nuk është zbatuar kurrë, për shkak të këmbënguljes së Beogradit që ai të ketë kompetenca të gjera. Prishtina i ka refuzuar ato, me arsyetimin se mund ta kërcënojnë funksionalitetin e shtetit./REL

 

Etiketa: beRoli i Ekipit Menaxhues për Asociacionin


Ju sugjerojmë

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Komiteti Shqipëri-Azerbajxhan, Balluku: Koha për linjë direkte fluturimi mes dy vendeve

Komiteti Shqipëri-Azerbajxhan, Balluku: Koha për linjë direkte fluturimi mes dy vendeve

Bejko: Më zuri gjuha lesh duke u thënë të rinjve angazhohuni

Bejko: Më zuri gjuha lesh duke u thënë të rinjve angazhohuni

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve
















TE FUNDIT

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
29 Qershor, 2025

Në prag të samitit të Kryeministrave të Rajonit, që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, komisionerja për Zgjerimin...

Lexo më shumë

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
29 Qershor, 2025

U kap me një sasi lënde narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, bie në prangat e policisë një 36 vjeçar në...

Lexo më shumë

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
29 Qershor, 2025

Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë Andreas Schieder përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria mbetet ndër kryesuesit...

Lexo më shumë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com