Rajoni

BE reagon pas deklaratave të Vuçiç për ngjarjen në Reçak


               Publikuar në : 19:41 - 06/12/19 |
xhu lia

Lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili më 5 dhjetor ka thënë që “krimi në Reçak është i fabrikuar”, kanë reaguar edhe autoritet e Bashkimit Evropian.

“U takon gjykatave të përcaktojnë nëse deklaratat përbëjnë vepra penale. Dënimi duhet të jetë proporcional dhe të marrë parasysh të gjitha elementet e çështjes, – është shprehur Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Gjithashtu Pisonero ka theksuar që autoritetet duhet të punojnë për një vlerësim të ndershëm dhe të vërtetë të së kaluarës për respektimin e viktimave.

“Një gjë është e qartë, nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që ndodhën në Reçak, në Kosovë në janar të vitit 1999. Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, -ka thënë Pisonero, duke shtuar se rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Deklarata e presidentit serb Vuçiç çishte reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila bazuar në Nenin 147 të Kodit Penal të Kosovës, ka dënuar me 2 vjet burgim ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviç, nga radhët e Listës Serbe.

Ky i fundit, më 24 mars 2019, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër ndërhyrjes të NATO-s, publikisht kishte thënë që “Masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e kanë trilluan gjithë këtë”./Opinion.al/

Pas