Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Presim nga Kosova të rishqyrtojë dhe trajtojë në kuadër të dialogut çështjen e Postës së Serbisë

2024/08/06 at 7:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Presim nga Kosova të rishqyrtojë dhe trajtojë në kuadër të dialogut çështjen e Postës së Serbisë

Bashkimi Evropian tha sot se pret nga qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë dhe ta trajtojë çështjen e mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës në kuadër të dialogut në Bruksel.


Autoritetet në Kosovë thanë ndërkaq se strukturat paralele dhe veprimtaritë jolegale nuk kanë vend në Kosovë dhe sipas tyre kjo do të duhej të mbështetej fuqishëm edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Të hënën policia e Kosovës mbylli nëntë degë të Postës së Serbisë, që vepronin pa licencë në veri të Kosovës, në një operacion që nxiti reagimin e Beogradit por edhe diplomacisë perëndimore.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, institucion ky që është përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e ofrimit të shërbimeve postare në Kosovë tha se objektet postare të Serbisë vepronin në mënyrë jolegale, të paregjistruara dhe pa licencë të institucioneve përkatëse

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se veprimet e autoriteteve në Prishtinë ishin të njëanshme, të pabashkërenduara dhe dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

“Fakti që Bashkimi Evropian vendosi masat kundër Kosovës vitin e kaluar është pasqyrim i hapave që çuan në përshkallëzim. Tani shohim më shumë hapa të njëanshëm, më shumë veprime të pabashkërenduara. Ky nuk është në të vërtetë shtensionim, kjo çon në përshkallëzim të mëtejshëm dhe mendoj se kjo duhet të kuptohet shumë qartë nga ata që i marrin këto vendime në Prishtinë”, tha zoti Stano.

Ai tha se Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikacionin dhe është thënë se shërbimet postare do të diskutohen në një periudhë të mëvonshme.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha të martën se veprimet e ndërmarra nga policia janë në shërbim të mbrojtjes së sundimit të ligjit, konkurrueshmerisë dhe kushtetutshmërisë në vend.

“Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal, nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Kjo, do të duhej të mbështetej fuqishëm edhe nga partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë”, shkroi zoti Bislimi në rrjetet sociale

Zëvendëskryeministri Bislimi shkroi se fakti që çështja e shërbimeve postare është konsideruar si diskutim për të ardhmen në marrëveshjet e kaluara të viteve 2013 dhe 2015, kjo nuk nënkupton që Posta e Serbisë të vijojë punën jolegale në vend.

“Asgjë nuk nënkupton të drejta, apo tolerim të entiteve ilegale në vend. Kjo asesi nuk mund të jetë e pranueshme dhe e lejueshme për shtetin tonë, e parimisht nuk do të duhej të ishte e pranueshme as nga ana e Bashkimit Evropian”, shkroi ai duke kritikuar siç tha gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të dënuar Kosovën dhe duke kontribuar negativisht në ecjen përpara drejt marrëveshjes finale.

Shtetet e Bashkuara u shprehën “thellësisht të zhgënjyera” me ato që ato quajtën “veprime të njëanshme dhe të pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës”, për mbylljen e degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës. Përmes një komunikate ambasada amerikane në Prishtinë tha se “veprimet e pa bashkërenduara i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe dëmtojnë emrin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”.

Veprimet e një dite më parë u dënuan edhe nga ambasadorë të tjerë të vendeve evropiane në Kosovë.

Operacioni nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Serbi dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë. Sipas tyre “me veprimet e fundit në veri të Kosovës, qeveria e Albin Kurtit po synon të provokojë një konflikt”./ VOA



Ju sugjerojmë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Para
OBSH: Çdo shqiptar konsumon 5.1 litra alkool në vit

OBSH: Çdo shqiptar konsumon 5.1 litra alkool në vit

Mbyllja e postave në veri, Vuçiç: Albin Kurti po provokon luftë

Mbyllja e postave në veri, Vuçiç: Albin Kurti po provokon luftë

Profili i kandidatit demokrat për nënpresident, Tim Walz

Profili i kandidatit demokrat për nënpresident, Tim Walz
















TE FUNDIT

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
7 Shkurt, 2026

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt...

Lexo më shumë

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
7 Shkurt, 2026

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com