Bota

BE po përgatit sanksione të tjera ndaj 100 qeveritarëve rusëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 09/03/22 |
Opi Nion

Qeveritë e Bashkimit Evropian po përgatisin sanksione të reja për ndalim të udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve për rreth 100 rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Një vendim për sanksionet e reja mund të vijë më vonë sot, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Shtetet anëtare po punojnë për një paketë sanksionesh, për rreth 100 persona përgjegjës në nivele të ndryshme të qeverisjes,” tha Josep Borrell në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Ai thekso se shpreson për marrëveshje “deri në fund të seancës së sotme”, pa dhënë më shumë detaje.

Tani ka më shumë sanksione kundër Rusisë sesa kundër Iranit, Venezuelës, Mianmarit dhe Kubës./Opinion.al

Pas