Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE planifikon të blejë 500 mijë doza të ilaçit Remdesivir

2020/10/09 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE planifikon të blejë 500 mijë doza të ilaçit Remdesivir

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian njoftoi të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për të blerë 500,000 doza trajtimi të remdesivirit, një ilaç antiviral që është treguar të jetë efektiv në trajtimin e simptomave të Covid-19.


Komisioni Evropian, i cili ka mbikëqyrur blerjet e përbashkëta të vaksinave për bllokun evropian, tha se kishte 37 nënshkrues të marrëveshjes, duke përfshirë të gjitha vendet e BE-së, gjashtë vende kandidate ose që synojnë të bëhen anëtarë të BE-së nga Ballkani, Britania dhe vendet e tjera të Zonës Ekonomike Evropiane, përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

Asnjë ilaç trajtimi nuk ka qenë në gjendje të parandalojë sëmundjen serioze pas infeksionit me koronavirus, por ilaçi antiviral, i njohur gjithashtu me emrin e tij komercial “Veklury”, ka ndihmuar disa pacientë të infektuar me Covid-19 të shërohen më shpejt. Remdesivir është një nga ilaçet që po përdoren për të trajtuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili doli pozitiv pas testit që bëri për koronavirusin javën e kaluar.

Remdesivir u miratua si një ilaç për trajtimin e pacientëve me Covid-19 nga Komisioni Evropian në korrik. Ka njoftime për mungesa të ilaçit mes vendeve anëtare të BE-së sepse shumë vende në rajon kanë parë një rritje të rasteve me Covid-19 në javët e fundit.

Kompania e ilaçeve tha se marrëveshja do të lejonte vendet të blinin ilaçin për përdorim të menjëhershëm dhe nevojat e rezervimit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker tha të enjten gjatë një konference shtypi se një vaksinë kundër koronavirusit që po testohet nga prodhuesit e ilaçeve “Johnson& Johnson” është në fazën e tretë të provave klinike.

Zëdhënësi Keersmaecker tha se Komisioni Evropian ka kontraktuar kompaninë farmaceutike për të lejuar anëtarët e BE-së të blejnë doza të mjaftueshme vaksine, nëse ajo do të ishte e efektshme, për të trajtuar 200 milionë njerëz, me opsionin e blerjes së 200 milionë dozave shtesë./VOA



Ju sugjerojmë

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Para
Nga nisja e sherrit mes kushërinjve, tek vrasja në Malësinë e Madhe

Detajet/Vrasja në Malësinë e Madhe, kërkimet me dron për gjetjen e trupave

Koronavirusi, Greqia hyn në valën e dytë të pandemisë

Gjermani/ Ekspertët: Përhapja e virusit mund të dalë jashtë kontrollit

Përkeqësohet situata, naftëtarët e Ballshit në ditën e gjashtë të grevës

Greva/ Rëndohet gjendja e naftëtarëve, në spital edhe kreu i sindikatës
















TE FUNDIT

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
9 Shkurt, 2026

Tre persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar, u vranë si pasojë e sulmeve ruse me dronë gjatë...

Lexo më shumë

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
9 Shkurt, 2026

Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
9 Shkurt, 2026

Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, 9 shkurt 2026

Horoskopi, 7 shtator 2023
9 Shkurt, 2026

Dashi Një ditë disi e lodhshme për ju kjo e hënë. Dashuria, me hënën kundër, nuk po shkojnë si duhet....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com