Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE, pikëpyetje mbi propozimin për një fond afatgjatë për Ukrainën

2023/11/11 at 11:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE, pikëpyetje mbi propozimin për një fond afatgjatë për Ukrainën

Vendet e Bashkimit Evropian kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi për miratimin e një fondi afatgjatë prej 21.4 miliardë dollarësh ndihme ushtarake për Ukrainën, ndërsa lufta e saj e ashpër kundër forcave ruse po vazhdon.

Ministrat e mbrojtjes të BE-së u përgatitën të diskutonin të martën në Bruksel planin e propozuar nga shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell në korrik. Megjithatë, diplomatët thonë se shumë vende, përfshirë Gjermaninë, kanë shprehur rezerva për dhënien e deri në 5 miliardë dollarëve në vit gjatë katër viteve të ardhshme, si pjesë e angazhimeve më të gjera të vendeve perëndimore për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Sipas shërbimit diplomatike të Bashkimit Evropian, Brukseli tashmë i ka dhënë Ukrainës ndihma në armë dhe pajisje me vlerë 26 miliardë dollarë. “Gjermania, me të drejtë, ka shumë pyetje lidhur me këtë. Bëhet fjalë për një shumë të madhe parash”, tha një diplomat i lartë që kërkoi të mbetej anonim.
Debati mbi ndihmën ushtarake vjen ndërsa vendet e Bashkimit Evropian po debatojnë për një propozim për t’i dhënë Ukrainës gati 54 miliardë dollarë ndihmë ekonomike.

Disa vende të BE-së kanë argumentuar gjithashtu se do ta kenë të vështirë të premtojnë ndihmë të madhe afatgjatë sepse buxhetet e tyre janë tashmë të ndrydhura nga shpenzimet e brendshme.

“Disa vende anëtare përballen me një realitet të vështirë të financave publike”, tha një diplomat i dytë i BE-së.

Bashkimi Evropian po përballet me sfida edhe për të përmbushur objektivin e furnizimit të Kievit me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm.

Hungaria ka bllokuar për shumë muaj një ndihmë prej 500 milionë dollarësh nga Fondi i Paqes i anëtarëve të BE-së për Ukrainën sepse Kievi e kishte vendosur në listën e zezë bankën hungareze OTP.

Që nga heqja e bankës OTP nga lista e zezë, Hungaria ka kërkuar me ngulm garanci se OTP nuk do të futej sërish në listën e bankave të sanksionuara nga Ukraina.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha të premten se ai nuk e mbështet avancimin e negociatave për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke sinjalizuar se vendi i tij mund të jetë një pengesë për ambiciet e Kievit për t’u anëtarësuar në BE.

Anëtarësimi i një vendi në Bashkimin Evropina duhet të miratohet nga paralamentet e të gjitha vendeve anëtare, duke i dhënë kryemnistrit hungarez Orban një veto të fuqishme.

Në një intervistë me radion shtetërore të premten, zoti Orban tha se Ukraina nuk është afër anëtarësimit në bllokun më të madh tregtar në botë.

“Pozicioni i qartë hungarez është se negociatat nuk duhet të fillojnë”, tha ai.

Qeveria e kryeministrit Orban nuk ka pranuar të furnizojë Ukrainën me armë në luftën e saj kundër Rusisë. Ai gjithashtu akuzon Ukrainën për shkeljen e të drejtave të një pakice etnike hungareze në Ukrainën perëndimore, duke kufizuar përdorimin e gjuhës hungareze në shkolla./ VOA

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
Politikë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

16 Maj, 2025 5:06 pm
Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
Bota

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16 Maj, 2025 4:56 pm
Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
Bota

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

16 Maj, 2025 4:36 pm
Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
Kryesore

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

16 Maj, 2025 4:21 pm
Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
Bota

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

16 Maj, 2025 4:14 pm
Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

16 Maj, 2025 4:07 pm
KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia
Aktualitet

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

16 Maj, 2025 3:49 pm
Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

16 Maj, 2025 3:36 pm
Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale
Aktualitet

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale

16 Maj, 2025 3:17 pm
Rama-liderëve: Në Kanunin tonë thuhet…Sa herë të vini në Shqipëri,jeni të mirëpritur
Aktualitet

Rama-liderëve: Në Kanunin tonë thuhet…Sa herë të vini në Shqipëri,jeni të mirëpritur

16 Maj, 2025 3:07 pm
Para
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, prokuroria merr në pyetje ekspertët mjeko-ligjorë

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, prokuroria merr në pyetje ekspertët mjeko-ligjorë

Lufta në Rripin e Gazës, Rama njësoj si Macron: Nga armëpushimi do të përfitonte edhe Izraeli

Lufta në Rripin e Gazës, Rama njësoj si Macron: Nga armëpushimi do të përfitonte edhe Izraeli

Vdekja 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak është bërë anestezia

Vdekja 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak është bërë anestezia

TE FUNDIT

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ndodhur sot në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
16 Maj, 2025

Më 18 maj, votuesit polakë jo vetëm që do të vendosin nëse presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë...

Lexo më shumë

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
16 Maj, 2025

Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë kanë rënë dakord për një traktat paqeje. Lajmi është bërë i ditur nga...

Lexo më shumë

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
16 Maj, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja rezulton kandidati më i votuar për deputet në rang vendi nga lista...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com