Bota

BE pezullon marrëveshjen për viza me Rusinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 31/08/22 |
Opi Nion

Pas një takimi jozyrtar dy-ditor në Pragë, ministrat e jashtëm evropianë kanë arritur konsensus politik për të pezulluar plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha në një konferencë shtypi pas takimit se ky vendim “do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE” duke qenë se procesi do të bëhet më i vështirë dhe do të zgjasë më shumë.

Vizat tashmë ishin të kufizuara për disa kategori shtetasish rusë. Borrell tha se ky nuk është një tekst ligjor, por vetëm një marrëveshje politike në këtë pikë.

Marrëveshja do të duhet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare në nivel të Këshillit Evropian.

Borrell tha se që nga mesi i korrikut, ka pasur një “rritje të konsiderueshme në kalimet kufitare nga Rusia në shtetet fqinje”, gjë që është bërë “një rrezik sigurie për këto shtete”.

“Kemi parë shumë rusë që udhëtojnë për t’u çlodhur dhe për të bërë pazar sikur të mos kishte luftë në Ukrainë,” tha Borrell.”Nuk mund të jetë biznes si zakonisht,” shtoi ai./Opinion.al

 

Pas