Jo vetëm opinioni vendas është tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Tiranë. Gjyqtarja që u ekzekutua në mes të ditës nga ish burri i saj, ka ngjallur reagime të forta nga shumë figura. Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur i tmerruar nga kjo ngjarje dhe u shpreh se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit.
Reagimi
“Të tmerruar! Një tjetër viktiminë e dhunës në Shqipëri. Mbrojtja e grave nga kërcënimet është përgjegjësi e plotë e shtetit.
Institucionet përkatëse të përgjigjen menjëherë. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë në dëshirën e tyre për ta jetuar jetën si duan,” u shpreh delegacioni i BE.