Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për pasojat serioze që do të kishte mbyllja e ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës.
“Mbyllja e kësaj ngushtice do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk do të sillte përfitim për askënd,” deklaroi Kallas, sipas agjencisë Reuters.
Në një tjetër zhvillim, ajo konfirmoi se 80% e municioneve që BE ka vendosur të dërgojë në Ukrainë janë tashmë në proces transporti.