Kryesore

BE nuk i hapi dyert, Rama ironizon vendimin: S’po humbas gjumin për këtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:23 - 23/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar BE një ditë pasi Këshilli për çështjet e Përgjithshme shtyu datën e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama gjatë një conference të përbashkët me Zoran Zaev tha se nuk humbet gjumin për këtë arsye, pasi ka gjëra shumë më të rëndësishme.

Ndër të tjera kryeministri Rama i bën apel BE që kur të jetë gati për të pranuar Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, mjafton ta thonë, pasi dy vendet do të ecin përpara.

Nuk ka të bëjë me ne aspak. Ka të bëjë me vetë BE. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është sinqerisht se po humbas gjumin për këtë, kam gjëra shumë më të rëndësishme. Ajo çfarë është thelbësore, kemi bërë punën tonë.

Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.
Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin PErëndimor. Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona.
Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lutmur, nëse jo nuk jam i palumtur.”- tha Rama./Opinion.al

Pas