Pas ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu edhe prezenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm.
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit” thotë BE.
Në dokumentin e EURALIUS dhe OPDAT thuhet:
“Dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Por PD, e kundërshton një lëvizje të tillë duke kërkuar zgjatjen e mandatit të Llallës deri në krijimin e KLP.
(lajmi ne perditesim..)