Bota

BE nderon me çmimin “Sakharov” popullin e Ukrainës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 19/10/22 |
Opi Nion

Popullit të Ukrainës dhe përfaqësuesve të tyre iu dha çmimi më i lartë i Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut këtë të mërkurë për rezistencën ndaj pushtimit rus dhe luftës që po vazhdon. Ata u nderuan me çmimin “Sakharov”.

Çmimi i BE-së, u krijua në vitin 1988 për të nderuar individë ose grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Sakharov, laureat i Çmimit Nobel për Paqe, vdiq në vitin 1989.

Është viti i dytë radhazi që ligjvënësit e BE-së përdorin çmimin Sakharov për t’i dërguar një mesazh Kremlinit. Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny e fitoi atë vitin e kaluar.

Ligjvënësit e BE-së vlerësuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për “trimërinë, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin ndaj popullit të tij” dhe theksuan rolet e shërbimeve të emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Ndër të tjera, ata përmendën Julia Pajevska, themeluesen e njësisë së evakuimit mjekësor Angels of Taira, aktivisten e të drejtave të njeriut Oleksandra Matviychuk, lëvizjen e rezistencës civile të Shiritit të Verdhë dhe Ivan Fedorov, kryetarin e qytetit të pushtuar të Melitopolit.

Që nga nisja e një kundërofensivë në fund të gushtit, forcat ukrainase kanë rimarrë territore të vendit, duke i dhënë një goditje të rëndë Rusisë.

“Ata po ngrihen për atë në të cilën besojnë. Duke luftuar për vlerat tona. Mbrojtja e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës. Duke rrezikuar jetën e tyre për ne,” shkroi presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola në Twitter. “Askush nuk e meriton më shumë se ata. Urime popullit të guximshëm të Ukrainës!”/Opinion.al

 

Pas