Shqipëria po kalon ditë të vështira pas tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Lidhur me situatën e rënë në vendin tonë, BE ka mobilizuar mbështetje shtesë për personat e prekur nga tërmeti.
Mësohet se BE ka mobilizuar tre ekipet e shpëtimit nga Greqia, Italia dhe Rumania, ndërsa theksoi se do të ofrohet ndihmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ambasadori Luiggi Soreca tha se BE dhe shtetet anëtare janë përkrah Shqipërisë në këto momente të vështira.
“BE dhe shtetet anëtare janë përkrah Shqipërisë. Ne do të ofrojmë ndihmë në këtë moment të vështirë. Është një javë pikëllimi të thellë për Shqipërinë. Ngushëllimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, tha Soreca./ Opinion.al