Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Mali i Zi të shfuqizojë dhënien e shtetësisë për investitorë të dyshimtë

2023/01/13 at 9:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Mali i Zi të shfuqizojë dhënien e shtetësisë për investitorë të dyshimtë

Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero Hernandez thotë se si vend kandidat i BE-së, Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të Bashkimit Europian, përfshirë edhe përdorimin e skemës për dhënien e shtetësisë ekonomike.

“Ne monitorojmë nga afër ngjarjet që mund të kuptohen si anashkalim i masave të aplikuara në kuadrin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ne mirëpresim vazhdimin e përafrimit të plotë të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe angazhimin e tij për zbatimin e plotë të masave kufizuese të BE-së”, tha zonja Pisonero të premten.

Ajo vuri në dukje se “Komisioni Europian e ka këshilluar vazhdimisht Malin e Zi që të heqë skemën e shtetësisë për investitorët dhe se Mali i Zi është zotuar ta bëjë këtë deri në fund të vitit 2022, për shkak të rreziqeve që paraqet, si pastrimi i parave, evazioni fiskal, financimi i terrorizmit, korrupsioni dhe infiltrimi i krimit të organizuar”.

Këshilli Europian në raportin e fundit i kërkoi Podgoricës të heqë shtetësinë ekonomike dhe të harmonizojë politikën e vizave për “vendet e treta” .

“Nëse vlerësohet se programe të tilla paraqesin një rrezik të shtuar për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në raportin për monitorimin e regjimit pa viza të vendeve anëtare.

Raporti rekomandon që Mali i Zi duhet të harmonizojë urgjentisht politikën e tij të vizave me Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për vendet e treta, veçanërisht ato që përfaqësojnë migrimin e parregullt ose rreziqet e sigurisë për Bashkimin Europian.

“Mali i Zi nuk e ka anuluar ende programin e shtetësisë për investitorët, pavarësisht vendimit të shpallur më parë për anulimin e tij në vitin 2021. Përkundrazi, në dhjetor 2021, qeveria malazeze vendosi të zgjasë programin deri në fund të vitit 2022,” thuhet në raportin e KE.

Ata kujtojnë se në vitin 2021, Mali i Zi ka pranuar 241 aplikime për 807 persona për marrjen e shtetësisë në bazë të investimeve. Mbi këtë bazë, deri në dhjetor 2021 janë lëshuar 264 pasaporta malazeze.

Programi, i planifikuar të zgjasë tre vjet, filloi në vitin 2019 nga qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviq. Në tre vjet (nga janari 2019 deri në fund të vitit 2021) synohej të “shiten” 2000 pasaporta, kështu që për shkak të interesit të ulët, Qeveria e Zdravko Krivokapiqit planifikoi ta anulojë në fund të vitit 2021. Mirëpo, më 30 dhjetor, Në vitin 2021 u vendos që programi të zgjatej deri në fund të vitit 2022 me shpjegimin se investitorët nuk kishin kohë për të përfunduar projektet për shkak të krizës me pandeminë COVID-19./ VOA

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
A do ta furnizojë Perëndimi Ukrainën me tanke luftarake?

A do ta furnizojë Perëndimi Ukrainën me tanke luftarake?

Ronaldo martohet për herë të katërt në moshën 46-vjeçare

Ronaldo martohet për herë të katërt në moshën 46-vjeçare

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri, sa ishte magnituda

TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com