Kryesore

BE kërkoi të pritet Venecia, “Ligjet” mblidhen sot për Kodin Zgjedhor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:36 - 27/10/20 |
Al Do

Mazhoranca nuk ka humbur kohë, ashtu siç tha dhe kreu i saj, kryeministri Edi Rama, për të rrëzuar dekretin e presidentit Meta lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor është futur në diskutimet e rendit të ditës së sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në orën 12:00.

Kryeministri Rama paralajmëroi ditën e djeshme që ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të votohen pa bërë asnjë ndryshim dhe sa më shpejtë.

Reagimi i tij erdhi pas thirrjes që Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Vahelyi i bëri Parlamentit që të pristi opinionin e Komisionit të Venecias.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u dërguan në Komisionin e Venecias nga Presidenti Meta për të analizuar përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën, duke qenë se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri është ende jashtë funksionit.

Por mesa duket mazhoranca nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias dhe do të çojë para ndryshimet duke i votuar fillimish sot në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancën e Kuvendit, ditën e enjte.

Ndrshimet e reja në Kodin Zgjedhor u bënë pas ndryshimeve Kushteteuse të 30 korrikut. Ata parashikojnë heqjen e koalicioneve parazgjedhore, hapjen e listave me një formulë të re për përllogaritjen e shpërndarjes së mandateve si dhe vendosjne e pragut elektoral kombëtar 1%. /Opinion.al

Pas