Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

2021/11/30 at 4:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian pritet të miratojë pakon e pestë të sanksioneve kundër Bjellorusisë, ku do të sanksionohen 17 persona dhe 12 entitete.


Personat që pritet të sanksionohen janë të përfshirë, në atë që blloku evropian thotë se është orkestrim i Minskut për krizën që ka lënë mijëra emigrantë në kushte të rënda në kufirin ndërmjet Bjellorusisë dhe BE-së.

Radio Evropa e Lirë ka parë dokumentin, që pritet të miratohet nga BE-ja më 1 dhjetor. Në listën e sanksioneve është përfshirë kompania kombëtare ajrore, Belavia, por edhe kompani të turizmit që akuzohen se kanë ndihmuar në transportimin e emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, e të cilët më pas janë nisur drejt kufijve të BE-së.

Në listën e sanksioneve janë edhe disa gjyqtarë dhe figura të tjera të sektorit gjyqësor në Bjellorusi, siç janë edhe prokurorët që kanë thënë se kanë ndihmuar regjimin e Alyaksandr Lukashenkos që të shtypë disidentët pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të gushtit të vitit 2020. Opozita thotë se këto zgjedhje janë manipuluar, por Lukashenko pretendon se i ka fituar.

“Duke pasur parasysh peshën e situatës në Bjellorusi, 17 persona dhe 12 entitete duhet të përfshihen në listën e personave dhe entiteteve që janë subjekt i masave kufizuese”, thuhet në dokument, për të cilin anëtarët e bllokut janë pajtuar paraprakisht më herët gjatë këtij muaji.

BE-ja e akuzon Lukashekon për “luftë hibride” duke lejuar emigrantët që të arrijnë me avionë në Bjellorusi dhe më pas duke i dërguara ata drejt kufijve të bllokut si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që BE-ja më herët ka vendosur ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes së protestave të opozitës.

Polonia, Letonia dhe Lituania kanë ngritur gardhe dhe kanë dërguar mijëra roje kufitare, ushtarë e policë për të ruajtur kufirin, ku mijëra emigrantë po qëndrojnë në temperatura të ulëta, teksa përplasjet mes Bjellorusisë dhe BE-së po vazhdojnë. Të paktën 11 emigrantë kanë vdekur në muajt e fundit, kanë thënë grupet e ndihmës.

Në rastin e kompanisë Belavia, BE-ja tha se Lukashenko ka premtuar mbështetjen e tij, pasi blloku ia hoqi të drejtat e udhëtimit të gjitha kompanive ajrore bjelloruse. Kjo kompani, ndërkaq, kishte udhëzuar punëtorët e saj që të mos protestonin kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, protesta që u shtypën nga regjimi i Lukashenkos.

“Migrantët që duan të kalojnë në kufijtë e bllokut kanë fluturuar drejt Minskut, përmes fluturimeve që operohen nga Belavia, nga një numër i shteteve në Lindjen e Mesme… Në mënyrë që të lehtësojë këtë, Belavia ka hapur rrugë të reja ajrore dhe ka rritur numrin e fluturimeve në rrugët ekzistuese. Prandaj, Belavia ka kontribuar në aktivitetet që regjimi i Lukashenkos ka lehtësuar për kalimet e paligjshme të kufijve të jashtëm të bllokut”, thuhet në dokumentin e BE-së.

Së fundmi, autoritetet bjelloruse kanë larguar kampet e improvizuara të emigrantëve në kufi, dhe kanë transferuar rreth 2,000 persona në një depo, që është shndërruar në një qendër strehimi. Po ashtu autoritetet kanë lejuar që migrantët të kthehen në vendet e tyre të origjinës përmes transportit ajror.

Disa prej emigrantëve, që ende janë në Bjellorusi, thonë se kanë shpenzuar mijëra dollarë që të ikin nga vendet e tyre për një jetë më të mirë në BE, por më pas janë keqtrajtuar nga autoritetet polake dhe bjelloruse.

Lukashenko e akuzon BE-në se ka dështuar që të respektojë ligjet ndërkombëtare për azil, pasi po ua refuzon hyrjen migrantëve.

Kriza me emigrantë ka rritur tensionet midis Rusisë dhe BE-së. Presidenti rus, Vladimir Putin, që ka mbështetur Lukashenkon në shtypjen e protestave opozitare, po ashtu po mbështet Bjellorusinë sa i përket krizës me emigrantë./ REL

Etiketa: bebjellorusi


Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Aksidenti në Bullgari/Ekspertiza:Autobusi nuk ishte me shpejtësi, ja si ra zjarri

Aksidenti në Bullgari/Ekspertiza:Autobusi nuk ishte me shpejtësi, ja si ra zjarri

Koronavirusi/ Nëntori 60% më pak viktima se 1 vit më parë

Koronavirusi/ Nëntori 60% më pak viktima se 1 vit më parë

Ndryshime në rang drejtuesish në Policinë e Beratit

Ndryshime në rang drejtuesish në Policinë e Beratit
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com