Bota

BE-ja vendos sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:19 - 25/02/22 |
Opi Nion

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksionet e reja që shënjestrojnë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për pushtimin e Ukrainës.

Putin dhe Lavrov do të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve, si pjesë e sanksioneve, që liderët e BE-së janë pajtuar gjatë një samiti urgjent të mbajtur pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se sanksionet do të shënjestrojnë të gjithë ata që kanë rol të rëndësishëm ekonomik në mbështetjen e regjimit të Putinit.

Pas