Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në 

2025/02/04 at 8:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në 

Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan Trump, por e nuk përjashton mundësinë për t’u kundërpërgjigjur me tarifa doganore. 

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-së në Bruksel se Bashkimi Evropian mund t’u “përgjigjet politikave doganore me politika doganore” duke shtuar se “ne duhet dhe do ta bëjmë këtë.” 

Megjithatë BE-ja ka si qëllim të parë të merret vesh me presidentin Trump, sepse sipas Olaf Scholz-it, në fund të fundit, si SHBA edhe Evropa, do të përfitonin nga shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve. 

“Nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për SHBA-në, keq për Evropën”, tha kancelari Scholz. 

Tone luftarake nga Franca dhe Luksemburgu 

As Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk i përjashtoi kundërmasat: nëse BE-ja “do të sulmohet në çështjet tregtare, Evropa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë”, tha ai. 

Jashtëzakonisht luftarak u shpreh kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden. “Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë”, tha 61-vjeçari. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira. “Konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija,” tha luksemburgasi. 

Kallas bën thirrje për maturi 

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues”, tha Kallas. 

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet “të bëjë gjithçka për të shmangur këto barriera tarifore krejtësisht të panevojshme dhe të marra, ose luftëra tregtare”. 

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën (01.02.) një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze. Trumpi i kërcënoi sërish evropianët me masa të ngjashme. I pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Evropian, Trumpi tha: “Kjo do të ndodhë patjetër”. Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë “shumë shpejt”. 

Gjermania do të goditej rëndë   

Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave. 

Si pasojë e vendosjes së tarifave doganore ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës çmimet e aksioneve të BMW-së dhe të Mercedes-it ranë me gati katër për qind, ndërsa aksionet e Volkswagen-it ranë madje më shumë se pesë për qind. Shoqata gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) u shpreh se këto tarifa do të ishin “një goditje e fortë dhe hap prapa për tregtinë botërore të bazuar në rregulla”./DW 

Ju sugjerojmë

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës
Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

14 Janar, 2026 9:27 am
Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot

14 Janar, 2026 9:10 am
Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur
Bota

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

14 Janar, 2026 9:07 am
“Forcat e sigurisë po qëllojnë brenda spitaleve”
Bota

“Forcat e sigurisë po qëllojnë brenda spitaleve”

14 Janar, 2026 8:51 am
Teherani: Nëse Trump na sulmon, do të bombardojmë bazat amerikane në rajon
Bota

Teherani: Nëse Trump na sulmon, do të bombardojmë bazat amerikane në rajon

14 Janar, 2026 8:49 am
OKB: Viti 2025, më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë
Bota

OKB: Viti 2025, më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë

14 Janar, 2026 8:16 am
Parashikimi i motit, 14 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 janar 2026

14 Janar, 2026 8:14 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi,14 janar 2026

14 Janar, 2026 8:13 am
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
Bota

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

13 Janar, 2026 10:53 pm
“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
Bota

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

13 Janar, 2026 10:21 pm
Para
Hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kinës/ Xi Jinping kundërpërgjigjet me taksa ndaj mallrave amerikane, ja çfarë përfshihet 

Hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kinës/ Xi Jinping kundërpërgjigjet me taksa ndaj mallrave amerikane, ja çfarë përfshihet 

“Çdo pyll ka derrat e vet”/ Ish-zyrtarët e PS në burg, Rama: Faturohen si faje apo e metë e socialistëve, por… 

“Çdo pyll ka derrat e vet”/ Ish-zyrtarët e PS në burg, Rama: Faturohen si faje apo e metë e socialistëve, por… 

“Do copëtosh Shqipërinë me shtetin bektashi”, Rama: Bëhet fjalë për entitet pa doganë, taksa apo polici 

“Do copëtosh Shqipërinë me shtetin bektashi”, Rama: Bëhet fjalë për entitet pa doganë, taksa apo polici 

TE FUNDIT

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës
14 Janar, 2026

Situata në territorin e Bashkisë Durrës paraqitet e qëndrueshme. Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen dhe lumi Ishëm janë...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot

Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot
14 Janar, 2026

Në Shkodër paraqitet e përmirësuar situata në lidhje me përmbytjet. Krahasuar me ditën e djeshme, në Obot është konstatuar rënie e nivelit të ujit....

Lexo më shumë

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur
14 Janar, 2026

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha se numri i të vdekurve nga protestat në...

Lexo më shumë

“Forcat e sigurisë po qëllojnë brenda spitaleve”

“Forcat e sigurisë po qëllojnë brenda spitaleve”
14 Janar, 2026

Një mjeke brenda Iranit i ka thënë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë (REL) se forcat e sigurisë kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com