Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja ndalon procesin e pranimit të Gjeorgjisë

2024/07/09 at 5:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian tha se ka ndalur procesin e pranimit të Gjeorgjisë dhe ka ngrirë 30 milionë euro ndihmë për Ministrinë gjeorgjiane të Mbrojtjes, pasi ligjvënësit e këtij shteti miratuan një ligj që është parë si masë për të shtypur disidencën.

Ambasadori i BE-së në Gjeorgji, Pawel Herczynski u tha gazetarëve në Tbilisi gjatë një ngjarjeje më 9 Korrik se blloku po shqyrton masa të mëtejme nëse situata në Gjeorgji përkeqësohet edhe më shumë.

Herczynski tha se ky vendim është në përgjigje të Ligjit kundërthënës për agjentët e huaj, i njohur edhe si Ligji për transparencë të ndikimit të huaj, por edhe për shkak të hapave të fundit antidemokratikë që ka ndërmarrë qeveria gjeorgjiane.

“Ligji për transparencë të ndikimit të huaj qartësisht është kthim prapa dhe retorika antiperëndimore, antievropiane është në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të shtetit për t’iu bashkuar BE-së”, tha Herczynski, duke shtuar se vendimi për të ndaluar procesin e pranimit të Gjeorgjisë në BE është ndërmarrë më 27 Qershor.

Herczynski tha se shpreson që Tbilisi do të rishqyrtojë disa prej vendimeve të tij të fundit, pasi qeveria e re të formohet pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.

“Sinqerisht shpresoj që më 26 Tetor, gjeorgjianët do të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe qeveria e re, kushdo që do të fitojë zgjedhjet, do të rikthehet shpejt dhe do të rinisë puna e vështirë drejt pranimit të Gjeorgjisë në BE”, theksoi Herczynski.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili e quajti vendimin e BE-së përgjigje ndaj retorikës dhe veprimeve antievropiane dhe antiperëndimore të qeverisë që udhëhiqet nga partia Ëndrra Gjeorgjiane.

“Përderisa kjo është një përgjigje ndaj politikës të pamatur dhe armiqësore të partisë në pushtet ndaj BE-së, në të njëjtën kohë është një paralajmërim për publikun: partnerët tanë po na thonë se ‘zgjedhja është në duart tuaja’ ose Gjeorgjia do të ketë të ardhme evropiane ose do të izolohet në orbitën ruse”, tha Zurabishvili.

Më 28 Maj, ligjvënësit nga partia Ëndrra Gjeorgjiane rrëzuan veton e Zurabishvilit, duke e shtyrë drejt miratimit Ligjin për agjentët e huaj.

I cilësuar si “ligji rus” nga protestuesit gjeorgjianë, për shkak të ngjashmërive me një ligj në Rusi që i ka mundësuar Kremlinit të burgosë, gjobisë dhe margjinalizojë disidencën, zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar të ketë ndikim negativ në rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së.

Edhe Uashingtoni ka njoftuar për ndalesa të udhëtimeve dhe rishqyrtim të raporteve dypalëshe, për shkak të ligjit.

Javën e kaluar, SHBA-ja po ashtu njoftoi se ka shtyrë mbajtjen e stërvitjeve të planifikuara me Gjeorgjinë, të cilat janë mbajtur që nga viti 2016./REL

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Takimi i NATO-s në Uashington, mes simbolizmit dhe sfidave jetike globale

Takimi i NATO-s në Uashington, mes simbolizmit dhe sfidave jetike globale

Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në një ndërtesë të braktisur në Shijak

Kryeministri i Indisë në takim me Putinin: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet

Kryeministri i Indisë në takim me Putinin: Lufta nuk mund të zgjidhë problemet

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com