Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja diskuton sot për dialogun Kosovë-Serbi, Navalnin dhe Bjellorusinë

2020/10/12 at 8:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Teatri/ Eurodeputetet-Komisionit Europian: Liria e shprehjes është dhunuar

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen më 12 tetor për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të pretenduar në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalni dhe situatën në Bjellorusi.


I dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani.

Ndërsa, në lidhje me helmimin e Navalnit, Franca dhe Gjermania javën e kaluar paraqitën propozime për të vendosur sanksionet ndaj individëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij dhe ndaj një njësie të përfshirë në programin që prodhon një agjent nervor nga grupi Noviçok.

Propozimi i sanksioneve erdhi pasi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), më 6 tetor, konfirmoi gjetjet e laboratorëve të specializuar në Gjermani, Francë dhe Suedi se Navalni ishte helmuar me agjentin nervor nga grupi Noviçok.

Gjermania dhe Franca akuzuan Rusinë për dështim në hetimin e plotë të rrethanave të helmimit të Navalnit.

“Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se nuk ka asnjë shpjegim tjetër të arsyeshëm për helmimin e Navalnit, përveç një përfshirje dhe përgjegjësie ruse”, thanë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas dhe homologu i tij, Zhën-Iv Lë Drian, në një deklaratë të përbashkët më 7 tetor.

Është e paqartë nëse ministrat e jashtëm të BE-së do të bien dakord mbi sanksionet në këtë takim apo do ta shtyjnë vendimin për një datë të mëvonshme.

Navalni është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin “Charite” të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë gjithashtu përgjigjen e bllokut ndaj zhvillimeve në Bjellorusi, duke përfshirë sanksionet e mundshme ndaj Aleksandër Lukashenkos dhe individëve të tjerë.

Më parë në tetor, BE-ja sanksionoi 40 zyrtarë të Bjellorusisë për rolin e tyre në një shtypje brutale të protestuesve dhe opozitës si dhe mashtrimeve gjatë zgjedhjeve të 9 gushtit.

Lukashenko nuk është në listën e sanksioneve, por diplomatët e BE kanë thënë se ai mund të shtohet më vonë.



Ju sugjerojmë

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
Bota

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

11 Dhjetor, 2025 6:14 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

11 Dhjetor, 2025 5:56 pm
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

11 Dhjetor, 2025 5:51 pm
Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Para
Qyteti kinez do të testojë të gjithë popullsinë pas 12 rasteve me COVID-19

Qyteti kinez do të testojë të gjithë popullsinë pas 12 rasteve me COVID-19

“Maskat me detyrim nga e enjtja”/Manastirliu e nis javën me rregullin e ri

"Maskat me detyrim nga e enjtja"/Manastirliu e nis javën me rregullin e ri

Manja: Edhe nëse e shkarkojmë sot Metën, vendimin final e jep Kushtetuesja

Meta: Reflekto ose do përballesh me 3 milionë shqiptarë "të shkalluar"
















TE FUNDIT

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
11 Dhjetor, 2025

“Don’t worry, be happy”! Kështu Nicolas Maduro, lideri i Venezuelës, këndon dhe kërcen ndërsa ushtria amerikane i afrohet gjithnjë e...

Lexo më shumë

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
11 Dhjetor, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
11 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK-ut. Me anë të një postimi...

Lexo më shumë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com