Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energji të ripërtëritshme

2023/03/30 at 10:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energji të ripërtëritshme

Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të këtij blloku e arritën të enjten një marrëveshje që deri në vitin 2030 pothuajse ta dyfishojnë përqindjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të bllokut 27-vendësh.

Kjo marrëveshje e përkohshme politike synon ta rrisë përqindjen e burimeve së ripërtëritshme të energjisë, si era dhe dielli, në 42.5 për qind, nga 22 për qind që është aktualisht.

Marrëveshja u bë e ditur përmes një deklarate të Këshillit të BE-së, e cila përfaqëson qeveritë kombëtare të bllokut.

Më herët, BE-ja kishte synuar që deri në vitin 2030 të mbulonte 32 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë përmes burimeve të ripërtëritshme.

BE-ja ka vendosur këtë synim ambicioz pasi mësyn të bëhet një ekonomi “neutrale klimatike” deri në vitin 2050, përmes uljes së emetimeve neto të gazrave serrë në zero.

Aktualisht ka dallime të mëdha mes vendeve anëtare të BE-së në nivelin e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Suedia kryeson 26 vendet anëtare me 63 për qind të konsumit të mbuluar nga burimet e ripërtëritshme. Ndërsa, në Luksemburg, Maltë, Holandë dhe Irlandë, burimet e ripërtëritshme mbulojnë vetëm më pak se 13 për qind të konsumit.

Kjo marrëveshje vjen gjithashtu pasi BE-ja ka tentuar të ulë varësinë e saj nga karburantet fosile ruse pasi Moska ndërpreu furnizimet me gaz vitin e kaluar dhe blloku vendosi kufizime për naftën e papërpunuar dhe produktet e tjera të naftës nga Rusia.

Për t’i arritur këto synime, BE-ja do të duhet të bëjë investime të mëdha në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, si dhe të shtojë prodhimin e gazrave të rinovueshme dhe ta përforcojë rrjetin e energjisë në Evropë.

Komisioni Evropian ka thënë se deri në vitin 2030 do të nevojiten investime shtesë prej 113 miliardë eurosh në energjinë e ripërtëritshme dhe infrastrukturën e hidrogjenit, nëse vendet e BE-së duan t’i japin fund varësisë së tyre nga karburantet fosile ruse.

Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti i BE-së dhe vendet e BE-së për t’u bërë ligj, por kjo procedure është zakonisht një formalitet./REL

Etiketa: beenergji të ripërtëritshmemarreveshje

Ju sugjerojmë

Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi
Sport

Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi

23 Gusht, 2025 2:43 pm
Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën
Rajoni

Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën

23 Gusht, 2025 2:24 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Elbasan/ Akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij, procedohet 51-vjeçari

23 Gusht, 2025 2:04 pm
Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë
Aktualitet

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

23 Gusht, 2025 1:50 pm
Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck
Bota

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck

23 Gusht, 2025 1:30 pm
Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë
Aktualitet

Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë

23 Gusht, 2025 1:16 pm
I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet në Laç 40-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet në Laç 40-vjeçari

23 Gusht, 2025 1:04 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump:Brenda 2 javësh do vendos për hapat që t’i japin fund luftës në Ukrainë

23 Gusht, 2025 12:41 pm
Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi
Bota

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

23 Gusht, 2025 12:14 pm
Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë
Aktualitet

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë

23 Gusht, 2025 11:58 am
Para
Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, kush është 32-vjeçarja (EMRI)

Në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim, transportonte emigrantë të paligjshëm

Berisha mbledh grupin parlamentar: Problem, nismat tona që bllokohen nga Parlamenti

Berisha mbledh grupin parlamentar: Problem, nismat tona që bllokohen nga Parlamenti

Kushtetuta e Vlerave të Djathta– Një “Blueprint” Për Ringritjen e Të Djathtës

Kushtetuta e Vlerave të Djathta– Një “Blueprint” Për Ringritjen e Të Djathtës

TE FUNDIT

Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi

Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi
23 Gusht, 2025

Ndeshja e parë e kampionatit, ku Vllaznia mposhti 2-0 Egnatian, ka prodhuar polemika. Te rrogozhinasit ndihen të vjedhur nga arbitrimi...

Lexo më shumë

Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën

Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën
23 Gusht, 2025

Diaspora e Kosovës shihet si një burim i madh kapitali për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, Dritarja e Investimeve, e...

Lexo më shumë

Elbasan/ Akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij, procedohet 51-vjeçari

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
23 Gusht, 2025

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasan, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij, se e ka përdhunuar. Sipas policisë,...

Lexo më shumë

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë
23 Gusht, 2025

Mes zhurmës së detit dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com