Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE hap zyrtarisht negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë 

2024/06/25 at 3:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
BE hap zyrtarisht negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë 

Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë me mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare me ministrat evropianë në Luksemburg. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka cilësuar vendimin një ëndërr të realizuar për qytetarët e shtetit që ka më shumë se dy vjet që është në luftë me Rusinë. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në Bashkimin Evropian megjithatë pritet të jetë një proces që do të zgjasë me vite. Vendet kandidate duhet t’i përafrojnë ligjet dhe standardet e tyre në përputhje me ato të BE-së në 35 fusha, nga peshkimi te taksat dhe siguria. 

Zëvendëskryeministrja për integrimin evropian, Olga Stefanishyna do të udhëheqë delegacionin e Ukrainës në konferencën që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve me vendet e bllokut 27-vendesh. 

Pas përfundimit të konferencës me Ukrainën, BE do të mbajë konferencën ndërqeveritare me Moldavinë, e cila aplikoi për t’u bashkuar me BE-në pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Moldavisë iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë. 

“Kjo është një ditë historike. Ky është vetëm hapi i parë drejt një Evrope të zgjeruar dhe të bashkuar”, tha ministrja suedeze për Çështjet Evropiane Jessika Roswall. 

Kremlini tha javën e kaluar se anëtarësimi i mundshëm i Moldavisë në Bashkimin Evropian ishte një çështje e brendshme e ish-republikës sovjetike, por zëdhënësi Dmitry Peskov tha se kishte shumë moldavë që gjithashtu dëshironin të shihnin lidhje të ngushta me Rusinë. 

Konferencat ndërqeveritare të së martës janë hapi zyrtar i nisjes së bisedimeve, por negociatat nuk kanë gjasa të fillojnë edhe për disa muaj. 

Vendet kandidate duhet t’i përafrojnë ligjet dhe standardet e tyre në përputhje me ato të BE-së në 35 fusha, që njihen si kapitujt e bisedimeve të anëtarësimit, duke filluar nga lëvizja e lirë e mallrave, taksat, energjia dhe mjedisi, deri te të drejtat dhe siguria. 

“Ne po hapim negociatat. Ky është fillimi i një rruge që do të kërkojë përpjekje dhe reforma. Ne kemi parë se si Ukraina dhe Moldavia kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme në rrethana shumë të vështira në muajt e fundit”, tha Fernando Marcos Sekretar i Shtetit spanjoll për Çështjet Evropiane. 

Ukraina dhe Moldavia janë në kufi me anëtarët e BE-së, Poloninë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Hungarinë. 

Vendimet për hapjen apo mbylljen e negociatave për secilin nga 35 kapitujt merren me marrëveshje unanime nga të 27 vendet anëtare. Kjo ofron mundësinë për vendet anëtare të BE-së për të këmbëngulur për të bërë më shumë punë ose për të vonuar procedurat. 

Hungaria, e cila merr presidencën e rradhës të BE-së nga Belgjika në muajin korrik, shpesh ka bërë përpjekje për të frenuar mbështetjen e BE-së dhe NATO-s për Ukrainën. 

“Negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar ende. Jemi ende në fillim të procesit. Është shumë e vështirë të thuhet se në çfarë faze është Ukraina. Nga sa shoh tani, ata janë shumë larg përmbushjes së kritereve të anëtarësimit”, tha ministri hungarez për BE-në, Janosh Boka. 

Ukraina, nëse do të anëtarësohej, do ta tejkalonte Francën për t’u bërë anëtari më i madh i bllokut. 

Si prodhues kryesor i drithërave, anëtarësimi i Ukrainës do të kishte një ndikim të madh në politikat bujqësore të bllokut evropian. 

Së bashku me Moldavinë, Ukraina i bashkohet një liste të gjatë shtetesh që shpresojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, së bashku me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë. 

“Të hënën kam takuar disa përfaqësues nga Ballkani Perëndimor. Nuk do t’i lëmë pas. Ata gjithashtu kanë bërë përpjekje të forta. Unë mendoj se sinjali i sotëm është shumë i rëndësishëm, është fillimi i një gjëje shumë pozitive”, tha Sekretari i Shtetit spanjoll për Çështjet Evropiane, Fernando Marcos. 

Ukraina shpreson të anëtarësohet në vitin 2030, por paraprakisht duhet të përfundojë dhjetëra reforma institucionale dhe ligjore. Kjo përpjekje duhet të udhëhiqet nga hapat për të luftuar korrupsionin dhe përfshin reforma të thella në administratën publike dhe gjyqësorin./VOA 

Ju sugjerojmë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Para
Rrugë të bllokuara dhe përmbytje, moti i keq përfshin Italinë

Rrugë të bllokuara dhe përmbytje, moti i keq përfshin Italinë

Silvinjo nga Rinasi: Unë jam pjesë e juaja! Në Gjermani kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë 

Silvinjo nga Rinasi: Unë jam pjesë e juaja! Në Gjermani kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë 

Protesta të dhunshme në Kenia, Motra e Barack Obamës sulmohet me gaz lotsjellës

Protesta të dhunshme në Kenia, Motra e Barack Obamës sulmohet me gaz lotsjellës

TE FUNDIT

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
14 Dhjetor, 2025

Njësi speciale kanë arrestuar pesë persona në juglindje të Gjermanisë nën dyshimin e terrorizmit. Sipas Prokurorisë së Mynihut dhe policisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com