Bashkimi Europian ka gjobitur Apple dhe Meta me 700 milionë eurosh duke vënë për herë të parë në zbatim ligjin e ri për konkurrencën digjitale.
Dënimet për shkeljen e Aktit të Tregjeve Digjitale vijnë mes kritikave nga administrata Trump ndaj BE-së, për atë që e sheh si një sulm të padrejtë ndaj kompanive amerikane.
Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, tha të mërkurën se ka gjobitur Apple (AAPL) me 500 milionë euro dhe kompaninë mëmë të Facebook, META, me 200 milionë euro.