Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet

2021/07/23 at 6:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE: Gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet

Duke reaguar ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, që mohimi i gjenocidit të jetë vepër e dënueshme, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që gjenocidi në Srebrenicë të mos mohohet.

BE-ja po ashtu ka kërkuar që liderët politikë të përmbahen nga retorika nxitëse.

“Kemi marrë në dijeni miratimin e Ligjit kundër mohimit të gjenocidit. Ky është një vendim nga ana e përfaqësuesit të lartë (Valentin) Inzko. Duam të jemi të qartë: revizionizmi dhe mohimi i gjenocidit janë kundër vlerave fondamentale evropiane”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

I njëjti ka thënë se pajtimi është një prej prioriteteve kryesore që Bosnja e Hercegovina duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë në rrugën drejt BE-së.

“BE-ja ka qenë e qartë në pritjet e saja në këtë drejtim, së fundmi edhe në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë (Josep) Borrell dhe komisionarit (Oliver) Varhelyi, që kanë lëshuar me rastin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë”, ka thënë ky zëdhënës.

Borrell dhe Varhelyi, në atë deklaratë kishin thënë se në Evropë nuk ka vend për mohim të gjenocidit dhe se përpjekjet për të relativizuar ose mohuar gjenocidin, apo për të rishkruar historinë, janë të papranueshme.

“BE-ja pret nga liderët në Bosnje e Hercegovinë që të veprojnë në mënyrë sovrane dhe të marrin hapa konkretë për të promovuar një hapësirë të përshtatshme për pajtim në mënyrë që të tejkalohet trashëgimia e luftës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të BE-së.

Në të njëjtën përsëritet se BE-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.

“BE-ja u bën thirrje të fuqishme të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga përdorimi i retorikës përçarëse dhe nxitëse dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave të cilat mund të pengojnë perspektivën evropiane të këtij shteti”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, Serbia si dhe partitë serbe dhe pro-serbe në vendet fqinje, si në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, vazhdojnë të mohojnë këtë gjenocid./ REL

Etiketa: begjenocidserbenice

Ju sugjerojmë

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

Lufta në Ukrainë/ Ky është qyteti ku do të zhvillohet takimi mes Trump dhe Putin

12 Gusht, 2025 7:54 pm
Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete
Aktualitet

Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete

12 Gusht, 2025 7:49 pm
Zjarret, Greqia kërkon për herë të dytë ndihmë nga BE
Bota

Zjarret, Greqia kërkon për herë të dytë ndihmë nga BE

12 Gusht, 2025 7:45 pm
Gaza nën sulmin më të rëndë në javët e fundit, 89 të vrarë brenda një dite
Bota

Gaza nën sulmin më të rëndë në javët e fundit, 89 të vrarë brenda një dite

12 Gusht, 2025 7:43 pm
Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj
Aktualitet

Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj

12 Gusht, 2025 7:32 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
Para
Tiranë/ Gjendet i pajetë një person në rrugë

Motori përplas për vdekje të moshuarin në Divjakë

Sekuestrohet përsëri kokainë në Portin e Durrësit

Sekuestrohet përsëri kokainë në Portin e Durrësit

Pse njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës kundër COVID-19?

Mësuesit vaksinim me detyrim? Reagon Drejtoria e Arsimit Parauniversitar

TE FUNDIT

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
12 Gusht, 2025

Pas tre vitesh lufte brutale dhe rraskapitëse, një marrëveshje e mundshme midis presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologur rus, Vladimir...

Lexo më shumë

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
12 Gusht, 2025

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku...

Lexo më shumë

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
12 Gusht, 2025

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut...

Lexo më shumë

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
12 Gusht, 2025

Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë zogjtë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com