Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE fton Kurtin dhe Vuçiçin për një takim në Bruksel

2022/11/18 at 3:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
BE fton Kurtin dhe Vuçiçin për një takim në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë ftuar që “së shpejti” të shkojnë në Bruksel për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, palët janë ftuar për të diskutuar të dielën pasdite, ose më së voni të hënën në mëngjes.

Stano ka thënë se takimi duhet të ndodhë “shumë, shumë shpejt” dhe se qëllimi i takimit është “për të gjetur një zgjidhje evropiane”.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”.

As Qeveria e Kosovës, as Presidenca e Serbisë, nuk kanë konfirmuar nëse do të jenë pjesë e takimit.

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës, në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

Serbia, si dhe popullata lokale serbe në veri janë duke e kundërshtuar këtë vendim dhe insistojnë në targa neutrale – KS.

Nga 1 nëntori Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Më 21 nëntor pritet të hyjë në fuqi faza e dytë – shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh.

Këto makina qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se 21 nëntori “nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat” dhe situatën aktuale të krijuar për targat e ka konsideruar si “krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk ka dashur të komentojë raportimet e mediave në rajon se “tashmë është arritur një zgjidhje”, por vetëm ka thënë se “takimet mes zyrtarëve të BE-së dhe përfaqësuesve të palëve janë të vazhdueshme”.

Zhvillimin e negociatave e ka konfirmuar edhe Kurti më 18 nëntor.

Ai ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave.

Sipas tij, në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja.

Si pasojë e tensioneve të rritura, serbët e veriut i kanë braktisur institucionet e Kosovës.

Kurti ka thënë se Beogradi ka urdhëruar të gjithë serbët në veri të Kosovës që të japin dorëheqje, por ai edhe një herë ka bërë thirrje kundër një veprimi të tillë:

“Jemi duke bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”.

BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me qëllim shmangien e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Serbët në veri kanë nisur të marrin pjesë në institucionet e Kosovës pas marrëveshjes së parë që kanë arritur Kosova dhe Serbia për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013./REL

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë Fatos Nano

31 Tetor, 2025 2:43 pm
Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
Aktualitet

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

31 Tetor, 2025 2:21 pm
Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja
Te Fundit

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja

31 Tetor, 2025 2:17 pm
Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet
Aktualitet

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet

31 Tetor, 2025 2:12 pm
Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris
Politikë

Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

31 Tetor, 2025 2:10 pm
Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
Kryesore

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

31 Tetor, 2025 1:12 pm
Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Para
Sulmet e Rusisë lënë 10 milionë ukrainas pa energji elektrike

Sulmet e Rusisë lënë 10 milionë ukrainas pa energji elektrike

Veliaj: Racizmi po na ofrohet si alternativë për Tiranën

Veliaj: Racizmi po na ofrohet si alternativë për Tiranën

Rusia është gati për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Rusia është gati për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në

TE FUNDIT

Ndërron jetë Fatos Nano

Ndërron jetë Fatos Nano
31 Tetor, 2025

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në...

Lexo më shumë

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
31 Tetor, 2025

Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme në Tregun e Pasurive...

Lexo më shumë

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja
31 Tetor, 2025

Me kritika të forta iu adresua këshilltari ligjor i Presidencës, Ilir Rusmaili Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën...

Lexo më shumë

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet
31 Tetor, 2025

Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin dy nga 8 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com