Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen në Tiranë, pas konferencës së përbashkët që mbajtën për shtyp.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se BE është krah Shqipërisë, për një anëtarësim sa më të shpejtë.
Ajo thotë se uniteti i Shqipërisë kundrejt Bashkimit Evropian mbetet një garanci e rëndësishme për paqe, liri dhe siguri.
“Kryeministër Edi Rama, faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në Tiranë!
Teksa bota po ndryshon, uniteti i Shqipërisë kundrejt Bashkimit Evropian mbetet një garanci e rëndësishme për paqe, liri dhe siguri.
Për Shqipërinë, ka një dritare mundësie! BE është në krahun tuaj për t’ju mbështetur plotësisht në anëtarësim, le të punojmë sëbashku!”, shkruan Kos.