Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE e SHBA të shqetësuara: Koordinim për veprime në komunat në veri të Kosovës

2023/08/25 at 11:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Stano: BE-ja është në dijeni për votën e Serbisë kundër Kosovës

BE e SHBA-të shprehen të shqetësuara pas kërkesës së komunës së Mitrovicës së Veriut për lirimin e një ndërtese komunale ku punojnë struktura serbe. Frika lidhet me rritjen e sërishme të tensioneve në veri.


Kryetari shqiptar i komunës së Veriut të Mitrovicës ka kërkuar lirimin e një objekti komunal në këtë pjesë të qytetit në të cilin funksionojnë disa zyra që financohen nga Serbia, të cilat për Prishtinën zyrtare janë struktura paralele. Ky vendim ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar për ndonjë shkallëzim të mundshëm në veri, prandaj po kërkohet që çdo veprim në veri të jetë i koordinuar me autoritetet ndërkombëtare.

Zyrtarë të komunës së Veriut të Mitrovicës, thanë se i kanë dorëzuar nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” një ndërtesë në pronësi të komunës, nëse nuk sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzimin e saj.

Stano: Koordinim për të gjitha vendimet që mund të kenë ndikim në situatën e sigurisë

Lista Serbe tha përmes një deklarate se ky vendim mund të rrisë tensionet. “Pas ftesës së komunitetit ndërkombëtar që kryetarët e paligjshëm të komunave të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe hapësirat tona”, thuhet në një deklaratë të Listës Srpska. Në ndërtesën që po kërkohet të lirohet, punojnë institucione që financohen nga qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës.

I shqetësuar për rritje të mundshme tensionesh në veri u shpreh edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Jemi të shqetësuar për ndikimin që do ta kenë në situatën e sigurisë vendimet e fundit të administratës së komunës së Mitrovicës së Veriut për përdorimin e hapësirës dhe ndërtesave publike dhe komunale”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ndërsa ritheksoi kërkesat për koordinim për të gjitha vendimet që mund të kenë ndikim në situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Zëdhënësi Stano tha se “çështja e strukturave të udhëhequra nga Serbia duhet të trajtohet në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe në kontekstin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Edhe ambasada e SHBA-ve në një reagim të saj, ka këshilluar Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe kryetarët e komunave në veri, që të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund të rrisë tensionet. “Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, tha Ambasada amerikane në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ritheksuan rëndësinë e hapave që duhet të ndërmerren për uljen e tensioneve në veri. Plani i Bashkimit Evropian parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve shqiptarë të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri, ku do të merrnin pjesë serbët lokalë. Qeveria e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe ka nisur punën e hartimit të një udhëzimi administrativ që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Pas këtyre veprimeve, qeveria e Kosovës i kërkoi BE-së që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që u vendosën për shkak të situatës në veri dhe moskordinimit të veprimeve me bashkësinë ndërkombëtare. /DW

Etiketa: bekosovePeter Stanoshba


Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
DailyExpress: Nuk ndalen kalimet me gomone në La Mansh, 3500 paund për një person

DailyExpress: Nuk ndalen kalimet me gomone në La Mansh, 3500 paund për një person

Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 4-5 Shtator

Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 4-5 Shtator

Kaliforni/ Polici tenton të vrasë gruan në lokal, vret 3 klientë dhe plagos 6 të tjerë

Kaliforni/ Polici tenton të vrasë gruan në lokal, vret 3 klientë dhe plagos 6 të tjerë
















TE FUNDIT

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
6 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, për të...

Lexo më shumë

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
6 Nëntor, 2025

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer për herë të parë se si vrau vëllain e tij më të vogël pothuajse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com