Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishoJë ndihmën humanitare për Gazën. Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni.
“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën për 50 milionë euro. Kjo do ta rrisë shumën e ndihmës në 75 milionë euro. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë arrin te ata që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, ka thënë mes tjerash von der Leyen.
Izraeli e ka ndërprerë ujin, rrymën dhe ndihmat për Rripin e Gazës, pas sulmeve të grupit militant Hamas, në tokën izraelite, një javë më parë.