Aktualitet

BBC zbulon mrekullitë e Shqipërisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 14/01/23 |
Opi Nion

Nga Butrinti në Alpet e Shqipërisë. Shërbimi Ndërkombëtar i BBC-së ka realizuar një program me seri për turizmin kulturor dhe historik të vendit.

Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të zbuluar, siç përshkruhet në faqen e BBC-së, një vend me qytete epike e kala, vende arkeologjike dhe një histori e kulturë të larmishme.

“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim me disa seri i një prej televizioneve më të mëdha ndërkombëtare. Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit dhe takohet me komunitete fshatare në Alpet spektakolare.

Programi merr rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe me një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik e kulturor.

Episodi i parë i ciklit “Mrekullitë e Shqipërisë” do të transmetohet në BBC World Service më 21 Janar. Gjithsej BBC do të transmetojë katër episode.

Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa shkrimeve rekomanduese në gazetën New York Times apo revistën CondéNast. Gazeta New York Times së fundi rekomandoi Luginën e Vesojës si një mrekulli të natyrës që duhet vizituar gjatë vitit 2023. Lugina mori famë ndërkombëtare pasi aty kalon lumi i vetëm i egër i Europës dhe fushatës mediatike për ta shpallur Vjosën park kombëtar.

Pas