Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës

2025/01/13 at 5:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës

“The Travel Show”, një nga programet e BBC që eksploron destinacione të ndryshme, këtë herë është ndalur në Shqipëri. Në një video të shkëputur, prestigjiozja britanike i ka kushtuar një hapësirë Butrintit.

“Diktatori komunist Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë nga pjesa më e madhe e botës përgjatë regjimit të tij duke e kthyer në vendin më të varfër të Europës. Pas vdekjes së tij më 1985, vendi i është ribashkuar pjesës ndërkombëtare dhe tani është në krye të “Destinacioneve që duhen parë” për udhëtarët”, shkruhet në përshkrimin e videos.

“Pas 40 vitesh, gazetari Qasa Alom udhëton në vendin tashmë demokratik për  të eksploruar qytetin e lashtë të Butrintit. Siti i parë në Shqipëri që është futur në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”.

Videoja tregon sesi gazetari përshkon rreth 300  km nga Tirana në Butrint që ai e përshkruan si “një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Mesdheut”.

Alom thotë se ka qenë në Pompei e Athinë, por kurrë s’ka parë një foto të këtij vendi që duhet të jetë “një nga margaritarët e fshehtë” të Shqipërisë.

Ai ndalet te pjesa e teatrit duke u shprehur i mahnitur: “Sa qytetërime? Qofshin osmanët, qofshin romakët, e kanë përdorur këtë hapësirë dhe është ndërtuar në një formë ku e ndiej zërin tim të jehojë”, shpjegon Alom duke e demonstruar.

Ai takohet me Ani Taren, drejtorin e Parkut Kombëtar të Butrintit për ta pyetur se çfarë e bën kaq të  veçantë këtë vend.

“Këtu mund të shohësh të gjitha qytetërimet e Mesdheut që vijnë, ikin dhe jetojnë. Përgjatë historisë, Butrinti ka pasur në njëfarë mënyre, lidhje me historitë e rëndësishme të Mesdheut”.

Në vitin 1992, Butrinti ishte vendi i parë që u rendit në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s duke ruajtur historinë e pasur kulturore që shtrihet përtej hijeve të ngjarjeve të shekullit të kaluar.

Gazetari dëshmon mrekullinë e bazilikës së Butrintit që siç i shpjegon Tare, është një nga më të mëdhatë e llojit të saj në Ballkan,  e ndërtuar nga perandori Justinian që njihet edhe për Shën Sofinë e Kostandinopojës.

I habitur që ky vend është i ruajtur mirë, Alom njihet me faktin se Butrinti është restauruar në shek. XIV-XV për shkak të një tërmeti. “Së  fundmi kemi zbuluar se kjo është ndërtuar mbi një banjë romake”,  shton Tare.

Ai i shpjegon gazetarit se në 30 vitet e fundit sfida kryesore ka qenë mbrojtja e parkut nga neglizhenca. “Në vitet 2000, pas luftës së Kosovës organizuam nnjë festival të lashtë drame këtu. Këtu ku ne jemi ulur, vinin në fillim njerëzit. Ata ishin të zhurmshëm. Hanin fara. S’e kuptonin ç’po ndodhte. Dhe vidhnin  shiltet. Në pesë vite, vendasit vinin këtu të veshur bukur. Askush nuk bënte zhurmë. Të gjithë e respektonin teatrin.  Askush nuk vidhte jastëkë. Në 5 vjet. Pse? Sepse kultura i ndërgjegjësoi dhe u dha një ndjesi krenarie”, përfundon Tare duke theksuar sa e rëndësishme është që Butrinti të simbolizojë  pikërisht këtë për vendin.

Ju sugjerojmë

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën
Aktualitet

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën

17 Maj, 2025 12:17 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

17 Maj, 2025 12:00 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Aktualitet

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

17 Maj, 2025 11:50 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 11:41 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

17 Maj, 2025 11:27 am
Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Aktualitet

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

17 Maj, 2025 10:54 am
‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
Aktualitet

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

17 Maj, 2025 10:36 am
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

17 Maj, 2025 10:29 am
‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
Aktualitet

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

17 Maj, 2025 10:21 am
Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
Aktualitet

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

17 Maj, 2025 10:09 am
Para
Lëkura e ashpër nga i ftohti, si ta trajtoni

Lëkura e ashpër nga i ftohti, si ta trajtoni

Sulmohet me mjet shpërthyes ndërtesa e policisë në Itali

Sulmohet me mjet shpërthyes ndërtesa e policisë në Itali

Trump dhe Putin takim në Serbi? Ministri serb: Të gatshëm të ndërmjetësojmë takimin

Trump dhe Putin takim në Serbi? Ministri serb: Të gatshëm të ndërmjetësojmë takimin

TE FUNDIT

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën
17 Maj, 2025

Kryeministri Rama në Formumin Ekonomik Ndërkombëtar, u shpreh se një epokë e artë mund të çelet dhe për Europën. Ai...

Lexo më shumë

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
17 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative, u shpreh se është shumë krenar...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
17 Maj, 2025

Prej orës 08:40 vijon numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik. Deri më tani, në qarkun Lezhë, PD rrezikon...

Lexo më shumë

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
17 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 17 përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në seancën e mbajtur të shtunën, ngërçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com