Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC: Perëndimi mund të pësojë kolaps

2017/05/03 at 11:45 AM
në Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Haradinajt, reagon edhe BE-ja

Ekonomisti politik Benjamin Friedman e ka krahasuar një herë shoqërinë perëndimore moderne me një biçikletë, rrotat e të cilës mbahen në lëvizje prej rritjes ekonomike. Nëse kjo lëvizje do të ngadalësohej apo do të ndalej, shtyllat që mbajnë në këmbë shoqërinë tonë – demokracia, liritë individuale, toleranca sociale dhe shumë të tjera – do të fillonin të shembeshin.

BBC, në një artikull me titull “Perëndimi mund të shembet”, i ka bërë jehonë kësaj ideje.

“Nëse nuk gjejmë mënyrën për të rivënë rrotat në lëvizje, në fund do të na duhet të përballemi me një katastrofë sociale. Të tilla kanë ndodhur shumë herë në historinë e njerëzimit dhe asnjë qytetërim, sado në dukje i madh, nuk është imun ndaj dobësive që mund të shpien në fundin e tij. Duke përjashtuar ngjarje që u japin fund specieve, si për shembull një asteroid, një dimër bërthamor apo një epidemi vdekjeprurëse, historia na thotë se zakonisht janë një sërë faktorësh që kontribuojnë për shembjen e qytetërimit”.

Sipas Joseph Tainter, sociolog i famshëm në Utah State University, autor i librit “Shembja e shoqërive komplekse”, një prej leksioneve më të rëndësishme të rënies së Romës, është se kompleksiteti e ka një kosto.

“Siç thonë ligjet e termodinamikës, duhet energji për të mbajtur çfarëdolloj sistemi në një gjendje komplekse dhe të rregullt – dhe shoqëria njerëzore nuk bën përjashtim. Që nga Shekulli i Tretë, Roma shtonte gjithnjë e më shumë gjëra të reja: një ushtri të dyfishtë në dimensione, një kalorësi, provinca që kishin nevojë për burokraci të tyret, gjykata dhe mbrojtje, vetëm për të ruajtur status quonë e saj dhe për të mos rrëshkitur pas. Në fund, nuk mund të përballonte dot më atë lloj kompleksiteti. Ishte dobësia fiskale dhe jo lufta, që shkaktoi shembjen e Perandorisë. ‘Imagjinoni kostot, nëse do të na duhej të ndërtonim një mur në det përreth Manhatanit, vetëm për t’u mbrojtur nga stuhitë dhe baticat’, thotë Tainter. Do të shkaktonte probleme fiskale dhe dobësim”.

Thomas Homer-Dixon parashikon që shembjes së shoqërive perëndimore, do i paraprijnë valët e mëdha të migrantëve. “Duke qenë se shtetet më të varfëra vazhdojnë të shpërbëhen në mesin e konflikteve dhe fatkeqësive natyrore, valë të mëdha imigrantësh do të shpërthejnë nga rajonet në vështirësi, me njerëz që do të kërkojnë strehim në shtete më të qëndrueshme. Shoqëritë perëndimore do të përgjigjen me kufizime dhe ndalime të imigrimit. ‘Eshtë pothuaj një përpjekje imunologjike nga ana e shteteve perëndimore, për të ruajtur periferinë dhe për t’i bërë ballë presionit’, thotë Homer-Dixon”.

Por ka edhe një skenar të tretë. “Shoqëritë mund të pësojnë edhe një fund jo dramatik e të dhunshëm. Në disa raste, qytetërimet thjesht zhduken – jo me një goditje, por dalëngadalë. ‘Perandoria britanike hyn në këtë grup, që nga 1918-a’, thotë Jorgen Randers, ‘dhe shtete të tjera perëndimore mund të marrin këtë rrugë. Shtetet perëndimore nuk do të shemben, por funksionimi i rregullt dhe natyra miqësore e shoqërive perëndimore do të zhduken. Shoqëria demokratike dhe liberale do të dështojë, ndërsa fituese do të jenë qeveritë më të forta, si Kina”. / Përgatiti: bota.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Trump e Putin bien dakord për armëpushimin në Siri

Trump e Putin bien dakord për armëpushimin në Siri

Ylli i “Playboy” poston foto nudo nga maja e malit të shenjtë/Revoltohen banorët

Rama-Basha 2 orë në Presidencë. A do të dalë tym i bardhë sot?

Rama-Basha 2 orë në Presidencë. A do të dalë tym i bardhë sot?

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com