Bota

BBC në portin e Antwerpit: Ku porosia për kokainë vjen më shpejt se ajo për një picë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 17/12/22 |
Opi Nion

Një shërbim i BBC ka depërtuar në  portin e Antwerpit në Belgjikë, një nga pikat kryesore të kalimit të kokainës dhe shpërndarjes së saj në Europë.

Me 160 km kalata ankorimi, ky port përpunon çdo vit miliona konteinerë nga e gjithë Europa.

Ndërsa bisedon me një përdorues të kokainës prej 8 vitesh, gazetari Nick Beake zbulon se tashmë në rrjet ka faqe që shesin produktin edhe me çmime promovuese, ndërsa përdoruesi shprehet se porosia shpesh shkon edhe më shpejt se një porosi ushqimi. “Ajo nuk ka nevojë gatuhet”, pohon ai duke vërtetuar që për 100 Euro arrin të marrë një promocion 2+1 në shtëpinë e tij, për vetëm 19 minuta.

Për autoritetet gjithmonë e më shumë po bëhet e vështirë , ndërsa pranojnë se në vitin 2022 ata kapën kaq shumë kokainë sa nuk munden ta eleminojnë në kohën e duhur./Opinion.al

 

Pas