Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC: Ja çfarë mund të mësojmë nga besa e shqiptarit…

2016/09/15 at 7:09 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
BBC: Ja çfarë mund të mësojmë nga besa e shqiptarit…

EX7MBD Pavlin Polia's guest house in Theth, Albania at sunrise.

Nga Quinn Hargitai-


“Atje ka patur kampe refugjatësh të ngritura për Kosovarët, në të gjithë vendin. Familjet shqiptare shkonin në një kamp, gjenin një familje dhe pastaj i merrnin ata në shtëpinë e tyre. Këta nuk ishin të afërmit apo miqtë e tyre, ishin të huaj, por shqiptarët do ti fusnin brenda, do ti ushqenin, vishnin, trajtonin si të ishin pjesë e familjes”.

Duke shijuar një makiato në një kafene të vogël në Berat, qytetin e famshëm të 1001 dritareve në Shqipëri, dëgjoja se si Nevila Nika kujtonte efektet e Luftës së Kosovës në vendin e saj.  Në mënyrë që ti shpëtonin vdekjes dhe shkatërrimit të sjellë nga forcat ushtarake serbe në vitet 1990, më shumë se 500.000 refugjatë u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim në Shqipëri gjatë dy viteve. Shumë shpejt mësova se Muka nuk e kishte vërejtur eksodin masiv nga distanca.

DJAWR9 Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes.
FOTO/ Tre vajza duke lënë Kosovën, afër Kukësit.

“Gjysha ime në fakt, mori një familje. Isha e re, kështu që mbaj mend teksa luaja shumë me fëmijët e tyre. Mbaj mend që ishin furrtarë të mirë, ata bënin bukën më të mirë që kam shijuar ndonjëherë.”-tha ajo.

“Nuk u bë e vështirë ndonjëherë?”-e pyeta.

“Me të vërtetë jo, për ne, ne ishim në rregull. Por për shumë familje ishte stërmundim, shumë prej tyre nuk kishin para për të mbështetur kosovarët. Shumë njerëz hynë në borxhe për ta bërë këtë, por ata kurrsesi nuk do të kthenin ndonjërin mbrapsht”-u përgjigj.

Kur e pyeta atë Pse, ajo ngriti supet: Është mënyra shqiptare. Është besa.

E kisha dëgjuar fjalën besa më përpara, dhe e dija se nënkuptonte diçka të ngjashme me besimin por nuk e kisha dëgjuar në këtë kontekst më parë.

Muka shpjegoi se ajo është si një kod për shqiptarët, që dikton mikpritjen e tyre shqiptare. Nëse dikush vjen tek ju duke kërkuar ndihmë, ju i jepni një vend për të qëndruar. Është kaq e thjeshtë.

Pas diskutimit tonë, unë u mahnita nga koncepti i besës dhe kërkova për të mësuar më shumë. Ndaj kontaktova Orgest Beqirin, një student shqiptar i dhënë pas historisë që e kisha takuar gjatë qëndrimit tim në vend.  Edija se nëse dikush dinte më shumë detaje për besën, do të ishte ai.

Kur u takuam, ai shpjegoi se tradita ishte trashëguar për shekuj me rradhë si pjesë e Kanunit të Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore të krijuara në shekullin e 15-të për të qeverisur fiset e Shqipërisë së Veriut. Megjithëse Kanuni është konsideruar të jetë burimi origjinal i besës, shumë persona thonë se tradita është në fakt edhe më e vjetër dhe se kanuni thjesht i vendos fjalët në traditat fisnore që kanë ekzistuar  shumë më parë.

“Ka një proverb të vjetër, të shkruar në Kanun”-tha ai.

“Shpija para se me qënë e shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut.”

Kjo është një traditë e fortë dhe në kohët e vjetra nëse ju ishit udhëtarë ose duke kërkuar strehim, mund të trokisnit në derën e shtëpisë së parë që gjenit dhe të pyesnit: “O izoti i shtëpisë, a prisni të ftuar?” dhe i zoti do të duhet t’ju merrte brenda.  Kanuni thotë se i zoti i shtëpisë duhet të ketë gjithmonë një shtrat rezervë, të gatshëm në çdo kohë të ditës apo të natës, në rast se një mysafi vjen papritur”.

DFEAT0 Homestay bedroom in Thethi, Albania. Image shot 2012. Exact date unknown.

“Pra kjo ishte një detyrë atëhere?”-e pyeta. “Edhe nëse ju nuk dëshirnonit të prisnit dikë, ju ishit të detyruar nga besa që ta prisnit?”

“Jo tamam. Po, është jë detyrë, por ndershmërisht, shumica e shqiptarëve, me të vërtetë i gëzohen mikpritjes së mysafirëve. Është një tregues krenarie për ta. Në fakt, ka një histori të vjetër rreth një qyteti diku në veri, që u rebelua kur një hotel do të ndërtohej aty. Të gjithë njerëzit shkuan nëshesh të qytetit dhe u ankuan, duke thënë se njerëzit që kishin nevojë për një vend qëndrimi, thjesht mund të vinin dhe trokisnin në dyert e tyre.”

Edhe pse disa nga spektet më të ashpra të besës e kanë humbur ndikimin e tyre me kalimine kohës, ky sens i përgjithshëm i mikpritjes ka rezistuar te populli shqiptar.

Edhe pse Lufta e Kosovës ishte sigurisht kriza më e madhe me të cilën vendi duhej të ndeshej, nuk ishte as e para, as e fundit.

Pak e njohur për shumicën, Shqipëria ishte i vetmi vend europian që doli me një popullsi më të madhe hebrenjsh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore se sa në fillim, duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë e saj ndërsa i ofroi strehim më shumë se 2000 të tjerëve nga vendet përreth. Pavarësisht presionit nga fashistët italianë, shqiptarët refuzuan të dorëzonin mysafirët e tyre, sepse duke bërë këtë, jo vetëm do të rezultonte një turp i madh për ta, por do ta detyronte të zotin e shtëpisë që të “pastronte gjakun”,  që nëkupton për të marrë hak.

Kohët e fundit, Shqipëria e gjeti sërish veten duke ofruar besën, këtë herë për ata që udhëtojnë nga Lindja e Mesme. Qindra refugjatë iranianë po jetojnë aktualisht brenda vendit, duke qënë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre të shkatërruara prej luftës. Refugjatëve sirianë u është ofruar gjithashtu strehë.

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë se 500.000 refugjatë kosovarë të strehuar nga Shqipëria janë dëshmia se tërësia e BE-së mundet sigurisht që të bëjë më shumë për të mbajtur barrën.

Pavarësisht të gjitha këtyre rasteve heroike, Shqipëria mbetet e panjohur për shërbimet e mëdha të saj ndaj masave të grumbullta të botës.

E vërteta mbetet se ky vend ballkanik është i vogël dhe i varfër, dhe si i tillë zor se merr vëmendjen ndërkombëtare për aktet e saj heroike. Megjithatë, në një kohë kur refugjatët janë duke u kthyer drejt kufijve të gjithë botës, duket se ka shumë për të mësuar nga dëshira e Shqipërisë për mikpritjen.

Më vonë e ndava këtë ndjesi me Mukën, kohë pas diskutimit tonë të parë rreth Kosovarëve që familja e saj strehoi.

***

Përktheu për Opinion.al: Alteo Hysi

Etiketa: bbcbesakanunimikpritjarefugjateshqiptari


Ju sugjerojmë

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Para
Vajza padit komshiun për përdhunim, por arrestohet vetë…

Nuk i dha rrogën e katër muajve, 26 vjeçarja kallëzon drejtuesen e "Call Center"

Video/ Parandalohet krimi në familje, arrestohet kryefamiljari i armatosur në Surrel

Video/ Parandalohet krimi në familje, arrestohet kryefamiljari i armatosur në Surrel

Do të habiteni, pasta e dhëmbëve përdoret edhe për…

Do të habiteni, pasta e dhëmbëve përdoret edhe për...
















TE FUNDIT

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
8 Tetor, 2025

Për më shumë se dy dekada, Marwan Barghouti ka qenë i burgosuri më i njohur në burgjet izraelite dhe ndoshta...

Lexo më shumë

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
8 Tetor, 2025

Me t’u njoftuar nga Sali Berisha vendimi politik për fillimin e procedurës për shkarkimin e Bajram Begajt, grupi parlamentar i...

Lexo më shumë

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
8 Tetor, 2025

Nëse lëviz nëpër Tiranë këtë tetor, mund të ndeshesh papritur me një performancë, madje edhe të bëhesh pjesë e saj....

Lexo më shumë

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Tetor, 2025

Presidenti Trump duket se e sheh buxhetin federal si një “derrkuc kursimi” personal. Paralajmërimi i tij i fundit se disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com